E Diel, 1 Nëntor 2026

Instituti i sigurise ushqimore merr akreditim te 6 provave laboratorike

Një prej instituteve më të rëndësishme për sigurinë e konsumatorëve dhe kafshëve ka arritur që brenda një kohe të shkurtër të marrë akreditime të rëndësishme ndërkombëtare, duke u plotësuar standardet e Bashkimit Evropian. Gjatë një vizite në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, ministri i Bujqësisë, Genc Ruli tha se është një ndër të institucionet, që ka arritur të kalojë sfidat e integrimit në Bashkimin Evropian.

Kjo qendër është realizuar me e investime të buxhetit të shtetit dhe donatorëve. Tashmë Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare ka arritur që të akreditohet dhe të realizojë me sukses analiza të ndryshme.

ISUV ka 99 punonjës të specializuar dhe certifikuar në analiza dhe testime të ndryshme dhe ka 31 laboratorë qendrore në Tiranë, ku kryhen dhjetëra analiza dhe teste, prej të cilave 6 kanë akreditim ndërkombëtar dhe pjesa tjetër janë në proces akreditimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›