Tragjedia e Gjirokastrës, Bime: Nuk jap dorëheqjen
Në një deklaratë për mediat Bime theksoi se do të lejojë prokurorinë të zbardhë çështjen deri në fund, për të vënë përballë drejtësisë të gjithë përgjegjësit e ngjarjes tragjike.
GJIROKASTER - Kreu i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime ka deklaruar sot se nuk do të japë dorëheqjen, pasi ka respektuar në mënyrë rigoroze ligjin për procedurat e dhënies së lejes së ndërtimit. Në një deklaratë për mediat Bime theksoi se do të lejojë prokurorinë të zbardhë çështjen deri në fund, për të vënë përballë drejtësisë të gjithë përgjegjësit e ngjarjes tragjike. “Unë jam tërësisht në dispozicion të trajtimit dhe përshëndes shpejtësinë me të cilën ka vepruar Prokuroria duke uruar që kjo ti shërbejë zbardhjes të së vërtetës dhe ndëshkimit të shkelësve të ligjit. Nuk kam asnjë imunitet dhe asnjë mënyrë për ta influencuar Prokurorinë për shkak të detyrës dhe kjo është arsyeja që nuk do ta lë detyrën por do të vazhdojë ta kryej detyrën time”- tha Bime.
“Nuk dua ta fsheh që kam menduar për përgjegjësinë time dhe mirëkuptoj të gjithë ata që më shohin si personi që duhet të përgjigjet i pari lidhur me atë që ka ndodhur, për qytetin tonë zbardhja e ngjarjes dhe vënia para përgjegjësive për këtë fatkeqësi është absolutisht e domosdoshme”.
Para dy ditësh në Gjirokastër u shemb një pallat për shkak të një ndërtimi pa kriter që po bëhej afër tij. Shembja e pallatit shkaktoi vdekjen e tre personave dhe la të pastrehë 20 familje. Ndërkohë sot ekipi i specializuar vendosi të shembi edhe pjesën tjetër të pallatit që kishte ngelë në këmbë, pasi paraqiste rrezikshmëri të lartë për banorët dhe për banesat e tjera në afërsi të tij. Tre personat e ngelur në rrënoja, Parashqevi Zoto, 63 vjeç, si dhe nënë e bijë, Valbona dhe Anxhela Dalani, u përcollën sot për në banesën e fundit.
(O.Zh BalkanWeb)