E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Politikat e qeverisë, në 7 vjet asgjë për punësimin

Edi Rama

Në tryezën e sotme të Partisë Socialiste për punësimin, kryetari Rama u shpreh se politikat e qeverisë në 7 vite të drejtimit të saj nuk kanë arritur asgjë për punësimin. Sipas Ramës, modeli i aplikuar nga qeveria ka synuar rritje ekonomike, pa shtuar vendet e punës, duke bërë që numri i të papunëve në Shqipëri ta kalojë shifrën 1 milion.

Modeli i derisotëm ka synuar rritje ekonomike pa pasur vende të reja pune. Të dhënat zyrtare që ne i marrim me shumë rezervë faktojnë se në vitet 2000-2011 nuk ka rritje të të punësuarve, por ka rënie. 7 vjet qeverisje në Shqipëri nuk kanë arritur asgjë për punësimin , por është kapërcyer shifra e 1 milion të papunëve. Asnjë rritje punësimi nuk ka pasur nga Shqipëria një euro, Shqipëria, superfuqi e vogël energjetike, bumi turistik, mbjellja imagjinare e miliona ullinjve, as taksa e sheshtë.

Taksa e sheshtë nuk ka sjellë rritje të punësimit, por ka thelluar hendekun mes një shumice që paguan më shumë duke fituar më pak dhe pakicës që paguan më pak duke fituar më shumë, tha Rama.

Taksa e sheshtë nuk ka sjellë rritje të punësimit, por ka thelluar hendekun mes një shumice që paguan më shumë duke fituar më pak dhe pakicës që paguan më pak duke fituar më shumë, tha Rama.

Duke iu referuar shifrave zyrtare, Rama theksoi se niveli i papunësisë në 13-14 për qind nuk reflekton aspak gjendjen reale të papunësisë në vend. Ka shumë që përpiqen të bazohen te norma zyrtare e papunësisë. Të besosh se ajo është 13 apo 14 për qind do të thotë të besosh se në çdo 8 shqiptarë, vetëm njëri është pa punë. Kjo nuk ndodh dhe ju mund ta vini re kudo ku banoni. Nëse në vitin 2000, për çdo 100 vetë, punonin 60 vetë, sot punojnë zyrtarisht 52 vetë, por realisht 42 vetë. Në çdo dy shqiptarë në moshë pune, vetëm njëri punon. Në Shqipëri ka një milion e më shumë të papunë, tha ai.

Rama theksoi se programi i PS për punësimin synon një objektiv prej 300 mijë vendesh të reja pune, trajnimin falas të të papunëve dhe përgjysmimin e papunësisë femërore. Sipas tij, e domosdoshme është e rritja e të arsimuarve me arsim të mesëm profesional.  / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›