E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton marrëveshja e kredisë prej 20.4 milionë dollarë

13-04-2012 / Gazeta 55

Autostrada Tiranë-Elbasan, plotësohet financimi në të tre komponentët
 
Kuvendi diskutoi dje marrëveshjen e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të OPEC-ut për Zhvillim Ndërkombëtar, për financimin e projektit të rrugës Tiranë-Elbasan. Relatore e këtij projektligji, deputetja Adriana Gjonaj tha se marrëveshja e kredisë prej 20.4 milionë dollarësh për financimin e ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan, plotëson paketën e financimit për të tre komponentët e rrugës Tiranë-Elbasan.
Ndërtimi i këtij projekti, i cilësuar si prioriteti i qeverisë shqiptare, sipas relatores Gjonaj, llogaritet të ketë një kosto prej rreth 290 milionë dollarësh.
Projekti është bashkëfinancim i tre kreditorëve të huaj, IDB, OFID, Fondi Abu Dhabi-t për Zhvillim dhe qeverisë shqiptare. I gjithë financimi i huaj i projektit u realizua me kredi zhvillimi me terma të buta, norma të ulëta interesi dhe afate shlyerje shumë të gjata.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›