Tirane policia Kapem 10 kg kokaine
Operacioni sic thone burimet zyrtare u krye ne bashkepunim me policine italiane dhe ate holandeze. Sipas policise 10 kilograme lende e dyshuar si kokaine ishte fshehur ne nje kontejner me mallra ushqimore te mberritur ne Shqiperi nga jashte vendit. Aksioni u zhvillua pasditen e djeshme ne periferi te Tiranes ne zonen mes ish-Kombinatit Misto Mame dhe Yzberishtit. Policia kishte nisur patrullime te dukshme qe ne oret e mesdites ne kete zone ku qytetaret jane perballur me prani te pazakonte te policise. Disa prej efektivave jane pare me arme ne duar teksa leviznin te grupuar ne rruge qe prej mesdites. Kontejneri ne te cilin u zbulua lenda e dyshuar si kokaine kishte mberritur nga Italia. Policia ka pohuar se ka shoqeruar 5 persona te cilet dyshohet te jene pjese e nje rrjeti nderkombetar te trafikut te droges. Informacioni per lenden narkotike qe dyshohej te kishte kaluar nga Holanda ne Itali e me pas ne Shqiperi i eshte dhene policise se kryeqytetit nga policia holandeze. Trajleri me targa te Durresit mbi te cilen ndodhej kontejneri ku ishte fshehur lenda e dyshuar si droge kishte mberritur ne
Tirane pasi kishte zbarkuar ne portin e Durresit disa dite me pare. Gjate kesaj periudhe personat e implikuar kane pritur te sjellin ne kryeqytet kontejnerin nderkohe qe mbaheshin ne vezhgim nga policia. Burime nga policia e Tiranes thane se jane shoqeruar 5 persona te dyshuar per transportin dhe tregtimin e lendes narkotike te mberritur ne Shqiperi. Ne rrjetin e personave te perfshire ne trafikun e kokaines dyshohet te jete e implikuar edhe nje femer. Policia sqaroi mbreme se operacioni ende nuk ka perfunduar per shkak se ka dyshime per perfshirjen e nje grupi te madh personash ne kete rrjet.
OPERACIONI
Policia e Tiranes nepermjet skuadres se Antidroges pasi ka pasur 10 kilograme lende te dyshuar si kokaine ka zgjeruar rrethin e personave ne hetim lidhur me kete linje trafiku. Ne kete rrjet sipas policise dyshohen te jene te perfshire disa biznesmene dhe tregtare te ndryshem nga Tirana. Policia nuk dha detaje dje derisa operacioni te konsiderohet i perfunduar te pakten ne fazen e pare te tij. Mbreme pergjate nates policia ka vazhduar kryerjen e disa kontrolleve ne banesa te personave te dyshuar. Ne oret e mbremjes nga policia eshte bllokuar edhe kontejneri ku u gjet sasia e lendes narkotike qe i perket nje biznesmeni nga Tirana i cili furnizohej me mallra ushqimore ne Itali dhe i sillte me pas per ti tregtuar ne Shqiperi. Operacioni eshte finalizuar me sukses me metoden speciale Dorezim i Kontrolluar pas informacioneve te mberritura ne drejtorine e pergjithshme nga oficeret e kontaktit shqiptar ne Itali dhe Holande ne bashkepunim edhe me policine vendase qe ka pasur nen hetim rrjetin e trafikut.
Linja e trafikut nga Holanda
Sipas zyrtareve te Drejtorise se Pergjithshme te Policise informacioni paraprak per ngarkesen me kokaine qe do te vinte ne drejtim te Shqiperise eshte dhene nga Holanda nepermjet oficerit te kontaktit. Burimet nga policia sqaruan se linja e trafikut nderkombetar te droges niste ne Holande duke kaluar me pas ne Itali dhe duke zbarkuar fillimisht ne portin e Durresit futej me pas ne Tirane.
Etleva Delia