Rama: Protesta edhe më masive pas Vitit të Ri
15/12/2009 PS-ja mbledh simpatizantët dhe anëtarët në sheshin qendror të Durrësit
“Shqiptarët në vitin 2010 do të vazhdojnë të varfërohen më shumë”
Socialistët dhe mbështetësit e tyre do të dalin sërish në protesta pas Vitit të Ri në kërkim të hapjes së kutive dhe të largimit të kryeministrit. Protestat e opozitës kundër qeverisë do të vijojnë edhe ditët e tjera. Edi Rama e ka ripërsëritur vendimin politik të PS-së dje në Durrës në tubimin e organizuar me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj partie. Rama dhe krerë të selisë rozë në Tiranë për afro 30 minuta kanë lëshuar të njëjtat akuza si dhe në takimet e tjera ndaj kryeministrit Sali Berisha dhe aleatëve të tij. Rama theksoi se vendi është në një kolaps jo vetëm politik, por edhe ekonomik e institucional, duke paralajmëruar thellimin e krizës në mbarë vendin. “Berisha del në takime të organizuara me paratë e taksapaguesve”, - tha Edi Rama, i cili është ndaluar tek analiza e gjendjes së vështirë ekonomike në vend, rritja e taksave dhe çmimeve, niveli i ulët arsimor dhe kostoja e lartë e arsimimit, shtimi i radhëve të të papunëve. Më shumë se 1000 anëtarë e simpatizantë kanë dalë dje në qendër të qytetit të Durrësit për të dëgjuar e mbështetur Ramën, i cili është shoqëruar nga deputetët e qarkut të Durrësit, Gramoz Ruçi dhe anëtarë të tjerë të kryesisë qendrore. “Me 1 janar e në vijim familjet shqiptare do të nisin të varfërohen”, - tha Rama, duke fajësuar qeverinë “Berisha” për reformat e ndërmarra. Ai i ka bërë thirrje kryetarit të qeverisë të shkojë në gjykatë, ndërsa ka rikërkuar edhe një herë hapjen e kutive. “Hapja e kutive është e drejtë elementare”, - u shpreh Edi Rama, që më tej ka deklaruar se “pushteti i Berishës është garantuar me kutitë e grabitura”. Kryetari socialist është ndalur te gjendja e vështirë në të gjithë sektorët, duke pohuar se rritja e papunësisë dhe shtimi i varfërisë në vend kanë prekur një numër shumë të madh të familjeve, të cilët e kanë të pamundur të përballojnë koston e lartë të jetesës dhe rritjen e çmimeve. Rama ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Sali Berisha lidhur me politikën e ndihmës ekonomike, duke thënë se “ndihma ekonomike është ndërprerë në mënyrë arbitrare, duke zhytur në varfëri të thellë qindra familje”. Rama ka deklaruar se PS-ja nuk do të tërhiqet nga kërkesa për hapjen e kutive si e drejtë themeltare në një vend demokratik, ndërsa ka akuzuar se po u bën luftë mafioze sipërmarrësve. Sipas tij, papunësia dhe varfëria do të startojë me rritjen e energjisë elektrike, me taksat për bizneset si dhe falimentimin e tyre. Edi Rama tha se opozita do të kërkojë në çdo cep të Shqipërisë largimin e Berishës me forcë, duke pohuar se pas Vitit të Ri opozita do të rikthehet fuqishëm me protesta. Rama ka ironizuar aleancën PD-LSI duke thënë se “Berisha nuk e konsideron më Meten si mafioz, por si nuse për integrim”. Kryetari i PS-së ka bërë të ditur se menjëherë pasi të kalojnë ditët e festimit të ndërrimit të viteve opozita do të kalojë në protesta të mëdha për të larguar qeverisjen e Berishës nga pushteti.
Protestat
Socialistët kanë veçuar të shprehin përpara protestuesve disa nga arsyet kryesore për të cilat kanë ndërmarrë një tjetër fushatë manifestimesh, ku natyrisht kërkohet zgjidhje mbi to. Së pari, kampi opozitar kërkon transparencë e zgjedhjeve të 28 qershorit për të kaluar te problemet dhe vështirësitë e shumta ekonomike me të cilat përballet sot vendi. Kështu, gjatë këtyre protestave kërkohen shpjegime për problemet e shumta që ka sjellë keqqeverisja, që sipas socialistëve ka vetëm një përgjegjës dhe ai është kryeministri Sali Berisha. Madje, pikërisht duke iu referuar situatës së rëndë ekonomike në vend, PS-ja kërkon largimin e Berishës.
Asambleja
Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë e saj Kombëtare gjatë ditës së nesërme për të dhënë arsyet se pse kampi opozitar rinisi sërish protestat. Kështu, edhe pse një vendim i tillë i marrë vetëm nga kupola rozë tashmë është formalizuar dhe për më tepër kanë nisur organizimet e manifestimeve, ky forum, i cili është forumi drejtues më i lartë vendimmarës i PS-së mes dy kongreseve nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të thotë fjalën e tij në mbështetje të kësaj nisme. Ndërkohë gjatë kësaj mbledhjeje anëtarët e AK-së do të japin gjatë fjalëve të tyre arsyet kryesore për të cilat PS-ja rikthen sërish protestat në vend.
Berati
Pritet që gjatë ditës së sotme të jetë qyteti i Beratit ai që do të mbledhë në sheshin e tij anëtarë dhe mbështetës të PS-së për të protestuar kundër kësaj qeverie, ku veç problemeve ekonomike kryeçështje mbetet transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit. Ndërkohë për të njëjtat arsye u protestua dje në qytetin bregdetar të Durrësit për t’u zhvendosur në ditët në vijim në qytete të tjera të vendit, ku ndër ta pritet të jetë dhe Vlora. Por ky organizim do të kulmojë në kryeqytetin e vendit, ku kupola rozë ka parashikuar që protesta në Tiranë të zhvillohet në datën 21 dhjetor.