Takim sekret i policit që ndihmoi Dajtin
15/12/2009 Mariglen Muça paraqitet në Gjykatën e Krimeve të Rënda, kërkon ndryshim mase
Akuzohet nga Prokuroria se ka ndihmuar Dritan Dajtin të lëvizë i lirë
TIRANË- Mariglen Muça, punonjësi i policisë në komisariatin e Durrësit, që tashmë është në pranga u paraqit dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Që prej gati dy muajsh ai ndodhet në qelitë e paraburgimit me akuzën e “ dhënies së ndihmës personit të shpallur në kërkim” Dritan Dajtit. Por që në ditët e para të arrestimit ai e ka kundërshtuar akuzën duke pretenduar se gjithçka është e pavërtetë. Me këtë teori, Mariglen Muça edhe pse është njohur me disa tabulate telefonike, ka kërkuar disa herë ndryshimin e masës së sigurimit. Fillimisht Muça e kërkoi ndryshimin e masës së shkallës së parë të Krimeve të Rënda. Ndërkohë dje është paraqitur në apelin e Krimeve të Rënda për të parashtruar pretendimet e tij të radhës. Muça ka kaluar për tek Krimet e Rënda nëpërmjet tunelit të nëndheshëm dhe ka qëndruar atje të paktën 30 minuta. Ndërkohë që seancat për ndryshimin e masës së sigurimit bëhen me dyer të mbyllura. Bëhet e ditur se avokati mbrojtës i ka kërkuar gjykatës lirimin e klientit të tij si të papërfshirë në veprimtarinë për të cilën e akuzon organi i akuzës. Tashmë është tepër e lehtë edhe për akuzën përfaqësimi në seancë gjyqësore. Duke qenë në të njëjtën godinë me Gjykatën e Krimeve të Rënda, prokurorët janë të gatshëm të paraqiten në seancë gjyqësore në çdo kohë. Ndërsa avokati dhe i pandehuri kërkuan të lihen të lirë, prokurori i çështjes tha se nuk kanë ndryshuar rrethanat e ngjarjes që nga momenti i arrestimit deri më tani. Mariglen Muça dyshohet se gjatë kohës që ka qenë në detyrën e punonjësit të policisë në Durrës ka ndihmuar me rroba policie, radio dhe me dokumentin e policisë personin e shpallur në kërkim Dritan Dajti. Për këtë të fundit, dosja është përfunduar dhe ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ndërkohë që Prokuroria ka në dorë dokumente që vërtetojnë lidhjen e ngushtë të Muçës me kunatin e Dritan Dajtit, i arrestuar më 7 gusht 2009, pikërisht ditën kur nga dora e tij u vranë punonjësit e policisë në Plazhin e Durrësit.