Brenda javës sigurohen 10 mijë vaksinat e para
15/12/2009 Gripi i derrave
Sigurohen 10 mijë dozat e para të vaksinës kundër gripit të derrave për vendin tonë. Brenda pak ditësh pritet që këto doza të shpërndahen sipas një plani të caktuar nëpër poliklinikat dhe qendrat shëndetësore të vendit. Aplikimi i vaksinës do të bëhet fillimisht te grupet e riskut, të cilat janë përcaktuar. Kreu i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se brenda javës do të vijnë 10 mijë dozat e para të vaksinës, ndërsa gjatë javës së ardhshme pritet që kësaj sasie t’i shtohen edhe 15 mijë doza të tjera. Do të jenë qendrat shëndetësore që do të njoftojnë popullatën dhe veçanërisht grupet prioritet që të paraqiten për bërjen e vaksinës sipas fazës së përcaktuar. Pavarësisht rritjes së numrit të viktimave që janë shënuar gjatë javës së fundit, drejtuesit e spitaleve bëjnë të ditur se fluksi i të prekurve ka pësuar një rënie gjatë këtij muaji. Ndërkohë muaji nëntor dhe java e parë e muajit dhjetor është cilësuar si faza më e rëndë e përhapjes masive të këtij virusi. Këshillohet si e domosdoshme marrja e vaksinës, e cila do të ofrohet falas për të gjitha kategoritë, pasi krijon efekt mbrojtëse deri në muajit e pranverës, si dhe nuk shfaq efekte anësore, siç është deklaruar në shumë vende të tjera. Lidhur me këtë gjë Pipero sqaron se vaksina që pritet të mbërrijë në vendin tonë nuk jep efekte anësore afatgjata dhe shton se është në dorën e pacientit nëse do ta bëjë apo jo. Aktualisht në vendin tonë numërohen rreth 310 pacientë të infektuar nga ky virus, ndërkohë që katër prej tyre kanë humbur jetën për shkak të komplikacioneve të shkaktuara në shëndetin e tyre. Megjithatë, muaji janar pritet të rikthejë fluksin e pacientëve, pasi mjekët parashikojnë një valë të dytë të përhapjes masive të këtij virusi, kundrejt të cilit këshillojnë marrjen e vaksinës sa më parë për të zbutur efektet që mund të lërë në shëndet.