E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Protesta përpara ministrive për zgjedhjet

Gjatë një takimi të zhvilluar në Durrës në garën për kreun e PS-së, Rama tha se do të bëhemi gardh para ministrive dhe sipas tij kjo do të çojë në rrëzimin e qeverisë.

“Do përshkallëzojmë veprimin opozitar. Do të nisin protestat kundër manipulimit të zgjedhjeve”, tha Rama para anëtarëve të partisë.

“Kemi detyrimin të kërkojmë hapjen e kutive, ndëshkimin e autoriteteve shtetërore që hapën burgjet për interesa të Sali Berishën, kemi detyrimin të kërkojmë kthimin në punë të të gjithë atyre që u shkarkuan për shkak se morën pjesë në fushatën e Partisë Socialsite”, tha më tej kreu në detyrë i selisë rozë.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›