E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Protestat janë një e drejtë, ndërsa dhuna është krim

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestat e zhvilluara gjatë ditëve të fundit në kreyqytet, duke theksuar se e drejta për të protestuar nuk duhet të ngatërrohet me aktet e dhunës.

Teksa ka ka publikuar një fotografi nga protestat në vende të ndryshme të Europës, kreu i qeverisë u ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e asaj që ai e cilëson si manipulim mediatik, ndërsa kërkon që protestuesit të distancohen nga personat që kryejnë akte dhune.

“Protestat janë një e drejtë, ndërsa dhuna është krim dhe kjo vijë e kuqe do të ndahet prerazi në këtë fazë kritike të zhvillimit tonë demokratik. Qytetarët duhet të bëjnë durim, e të mos bien pre e presionit të manipulatorëve mediatikë dhe pasqyrave telefonike”, theksoi Rama.

Sipas tij, protestuesit duhet të distancohen nga dhunuesit, përndryshe do të paguajnë financiarisht njësoj si ata.

“Dhunuesit duhet dhe do të marrin faturën ligjore e financiare të verbërisë së tyre”, theksoi Rama.

Kryeministri përsëriti gjithashtu gatishmërinë e tij dhe të shumicës qeverisëse për dialog

“Unë dhe shumica qeverisëse jemi gati për dialog me këdo tjetër përveç dhunuesve dhe partive politike që nuk distancohen nga dhuna. Në çdo vend. Në çdo orë. Pa kushte”, tha ai.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›