E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama mesazh policisë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj gurëhedhësve dhe zjarrvënësve

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama shprehu sot mbështetjen për efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët ditët e fundit janë përballur me akte dhune gjatë protestave në Tiranë.

Gjatë një takimi me punonjësit e policisë, Rama vlerësoi punën e tyre dhe u bëri thirrje të tregojnë durim e vetëpërmbajtje ndaj të rinjve që protestojnë.

“Respekt dhe po, jeni më të mirët në këto ditë agresioni me gurë e me zjarr mbi ëndrrën e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian”, shkroi Rama krahas pamjeve të takimit me punonjësit e policisë.

“Durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë. Forcë me gurëhedhësit dhe zjarrvënësit e maskuar”, shkruan Rama.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›