E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Qeveria e trokllëkut

Durrës (start)-Ndalesa e radhës e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama ka qenë në komunën Golem të rrethit të Durrësit. Gjatë takimeve me banorët e zonës, Rama tha se fshati është harruar nga qeveria, dhe se pa integrimin dhe zhvillimin e fshatit, nuk mund të ketë integrim në Evropë. “Është koha të kthejmë sytë nga fshati, nëse duam t'i mbajmë sytë nga Evropa. Një politikë e cila nuk e ka fshatin jo në qendër, por në asnjë cep të vëmendjes, nuk mund ta integrojë Shqipërinë në Evropë”-theksoi Rama para banorëve.

"Kjo qeveri, qeveria e Sali Berishës që flet për bollëkun, është qeveria e trokllëkut dhe ai nuk është Sali Bollëku, por është Sali trokllëku, sepse janë trokë familjet shqiptare që duan të jetojnë me punë të ndershme dhe veçanërisht familjet shqiptare në periferitë urbane e në fshat, të cilat nuk arrijnë dot të jetojnë, por vetëm mbijetojnë dhe mbijetesën e garantojnë falë ndihmës që ju vjen nga bijtë e bijat që janë në emigracion”-tha më tej kreu socialist, në një turë të gjerë udhëtimesh në fshatrat e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›