E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Qeveria i bënë hyzmet interesave të pushtetarëve

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar sot ne rrjetin social “Twitter” në lidhje me vendimet më të fundit të qeverisë duke i cilësuar ato si vendime kundër interesit publik dhe të mirës së përbashkët.
 

“Pushtet i vjedhur për t`u bërë hyzmet interesave private të pushtetarëve. Llotari Kombëtare private!Si askund në Europë ku lekët i merr shteti për kulturën, sportin, çështjet sociale. Abuzim i hapur në dëm të shtetit” thekson Rama.
 

Ai ka theksuar se vendimet e qeverisë thellojnë pabarazinë. Sipas kryesocialistit, titullarët e qeverisë pavarësisht rritjes së të ardhurave paguajnë më pak taksa se pjesa tjetër e popullsisë.
 

“20-30 mijë lekë më shumë për shkencëtarët ministra,zv.ministra e drejtorë! Do fitojnë më shumë do paguajnë më pak taksa.Pabarazia në themel!” ka theksuar Rama.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›