Rama: Qeveria, përgjegjëse për nivelin e korrupsionit
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, akuzoi direkt Kryeministrin Berisha si fajtor të nivelit të lartë të korrupsionit në vend. Referuar raportit të Ballkan Monitor realizuar nga kompania Gallup në bashkëpunim me Fondin Evropian për Ballkanin, Rama theksoi se Shqipëria rezulton jo vetëm vendi më i korruptuar në Ballkan, po edhe vendi ku vetëm 29% e popullit beson se qeveria e ka seriozisht luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. “Raporti e përcakton Shqipërinë si një rast të veçantë negativ në kapitullin për qeverisjen e korrupsionin, duke theksuar se vendi ynë përbën një përjashtim në rajon për nivelin e lartë të korrupsionit”, - tha Rama. Sipas tij, kjo qeveri dhe ky Kryeministër na kanë veçuar edhe nga Ballkani me korrupsionin e kudondodhur që stimulon keqqeverisja e tyre. “Nuk është e para herë që raportet e institucioneve të specializuara na japin këtë vit një pamje rrëqethëse të keqqeverisjes, duke nxjerrë në pah me fakte reale e shifra tronditëse atë që shqiptarët e shqiptaret përjetojnë vijimësisht nën këtë qeveri që po shpartallon shtetin dhe nën këtë Kryeministër që po abuzon rëndshëm me pushtetin”, - tha Rama.
Referendumi, Kushtetuesja shqyrton sot kërkesën
Gjykata Kushtetuese do të marrë sot në shqyrtim kërkesën e një grupi nismëtar për nisjen e procedurave për organizimin e një referendumi popullor lidhur me ndryshimet e Kushtetutës të realizuara më 21 prill 2008.
Çështja e referendumit për Kushtetutën përfundoi në Gjykatën Kushtetuese pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi poshtë kërkesën e nismëtarëve për të tërhequr formularët tip të nevojshëm për mbledhjen e nënshkrimeve nga qytetarët. Vetë grupi nismëtar për referendumin dhe Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës kanë shprehur kritikat e tyre mbi këtë qëndrim të KQZ-së, duke e komentuar si një shprehje të ndikimit të drejtpërdrejtë të lidershipit të PS-së dhe PD-së në vendimmarrjen e këtij institucioni. KMK-ja dhe të gjithë mbështetësit e referendumit popullor, lidhur me ndryshimet e Kushtetutës, janë shprehur se mbetet i papranueshëm jo vetëm fakti i kryerjes së ndryshimeve të dokumentit themelor të shtetit brenda një kohe shumë të shkurtër, pa një debat transparent si të specializuar ashtu edhe publik, por edhe fakti që amendamentet kanë cenuar rëndë parimet liberal-kushtetuese të ndarjes, baraspeshimit dhe pavarësisë së pushteteve në Shqipëri.