Rama Qeveria po pengon punen e bashkise

Kryetari i bashkise Edi Rama ka akuzuar qeverine se po perpiqet qe ti veje qytetaret e Tiranes kunder bashkise.
Duke marre pjese ne inagurimin e disa autobuzeve te rinj te unazes kreu i bashkise Rama ka theksuar se qeveria po krijon veshtiresi artificiale per te bllokuar punen e bashkise.
Pervec veshtiresive per te mos rritur cmimin e biletes qeveria po krijon artificialisht probleme per te bllokuar punen e bashkise dhe per ti merzituar ata ne nje perpjekje te deshperuar duke i thene atyre se kjo bashki nuk ben per qytetaret theksoi Rama.
Ai gjithashtu theksoi se bashkia e Tiranes ne saje te projektit te saj per te rinovuar linjen e unazes te Tiranes ne fund te janarit do te kompletoje me autobuza te rinj kete linje.