Kompania “Yldon” i vjen sërish në ndihmë banorëve të Shkodrës
Kompania “Yldon” kontribuan sёrisht me ndihma pёr tё pёrmbyturit nё zonёn e Nёnshkodrës. Kёtё herё janё partnerёt e saj nё rajon qё kanё bёrё tё mundur sjelljen e njё sasie shumё tё madhe ndihmash.
Bёhet fjalё pёr 200 tonё koncentrat pёr bagёtitё, qё janё vёnё nё dipsozicion tё banorёve tё cilёt kanё mungesa ushqimore pёr bagёtitё e tyre.
Vetё zёvendёskryemistri dhe ministri i METE-s Ilir Meta ishte ai qё priti ngarkesёn e parё me 5 trajlera tё ardhur nga Tetova e Maqedonisё. Meta vlerёsoi edhe njё herё kёtё ndihmё duke e cilёsuar si njё bashkёpunim tё frytshёm mes biznesit pёr tё ndihmuar zonat e pёrmbytura. Veçanёrisht Meta falenderoi zotin Ndroqi pёr kontributin tij personal pёr tё ndihmuar, por duke nxitur edhe partnerёt e firmёs qё drejton vetё.
Nga ana tjetёr drejtori i kompanisё “Yldon” Neritan Postoli dha detaje nga kjo ndihmё por edhe nё atё qё ai e quajti negociatё pёr tё nxitur edhe bashkёpunёtorё tё tjerё tё sjellin ndihma.
Kopamnia “Yldon” dhe presidenti Ylli Ndroqi kontribuoi pak ditё mё parё, me 20 tonë ndihma nё vlerё 80 mijё euro, pёr tё ndihmuar banorёt e zonave tё pёrmbytura. Tё njёjtёn gjё zoti Ndroqi e ka bёrё edhe nё situtёn e pёrmbytjeve nё kёtё fillim viti.