Rama: Qeveria popërgatit huamarrjen e 300 mln USD
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste denoncon qeverinë mbi përgatitjen e një huaje të brendshme për muajin qershor, e cila sipas PS, do të jetë një “zhvillim potencialisht i rrezikshëm për ekonominë shqiptare” si dhe do ketë “pasoja të pallogaritshme për kreditimin e sipërmarrjes private”.
Lideri socialist shprehu sot “shqetësimin serioz” mbi përgatitjen manovrës së huasë të brendshme nga bankat tregtare e cila sipas PS “parashihet të kapë shifrën e frikshme 300 milionë dollarë për muajin qershor me interesa kërcënuese për qëndrueshmëërinë e ekonomisë dhe pasoja të pallogaritshme për kreditimin e sipërmarrjes private.”- sqaroi Rama në një prononcim për median nga selia rozë e cila sot feston 19 vjetorin e formit të saj.
“Kërkojmë me ngul transparencë të plotë lidhur me këtë zhvillim potencialisht të rrezikshëm të ekonomisë shqiptare i bëj thirrje Saliut, Ridvanit, dhe Fullanit të mos luajë me zjarrin e qëndrueshmërisë financiare të këtij vendi..” nënvizoi kundërshtari politik i kryeministrit Berisha, dhe shtoi se “Shqiptarët nuk meritojnë t’i paguajnë një tjetër harac të rëndë politikës së verbër ekonomiko- financiare të qeverisë.”
(s.g/balkanWeb)