E Diel, 1 Nëntor 2026

Ëndrrën për telefonatën evropiane, Edvini e beson verbërisht, se për të i ka folur edhe Aneta

Propagandimi në media i ekzistencës së një drafti të Parlamentit Evropian, për zgjidhjen e ngërçit politik në Shqipëri, është besuar fort nga kryesocialisti Edi Rama. Ky i fundit, e ka mësuar në kushte shtëpiake përmes medieve, pasi deri atëherë s’e kishte njoftuar kush më parë, se ai miku i tij rumun, Boshtinaru, kishte folur për një draft të mbushur me kërkesa që i adresoheshin qeverisë, për t’i dhënë fund ngërçit politik. Në fakt, ka qenë Aneta Rama e cila e ka marrë vesh e para se Parlamenti Evropian do i adresojë politikës shqiptare një varg kërkesash, me qëllim finalizimin e ngërçit politik dhe se këto udhëzime të ndërkombëtarëve i kërkonin qeverisë të bënte lëshime, duke nënkuptuar kështu favorizimin e kërkesave të palës opozitare.
Mirëpo, duke qenë se Rama e mban veten si një familjar të “rregullt” dhe për më tepër, për respektin e veçantë që tregon për Anetën, s’ia ka vënë fort veshin për atë që u mundua t’i shpjegojë Aneta në kushte shtëpiake, duke e justifikuar këtë me idenë se ajo s’kupton shumë nga konjukturat e politikës aq më tepër kur bëhet fjalë për direktivat e ndërkombëtarëve. Por, kur kjo u masivizua nga mediat e kontrolluara nga opozita, Edvinit i ra në mendje tregimi i Anetës dhe që nga ai moment ristartimi i ligjërimit të tij politik ishte për një draft të ndërkombëtarëve, por që asnjëherë s’u bë i ditur.
Besimi i tij i përditshëm, për këtë oportunitet që gjasme shkonte në anën e opozitës e çoi gati në delir të pakontrolluar, teksa bëri të tepruara daljet mediatike dhe askush s’mund t’ia mohonte ekzistencën e një drafti, pasi këtë ai e kishte dëgjuar shumë më parë nga Aneta, por e kishte konsideruar gabimisht si tregim i rëndomtë grash.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›