E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ana" komedia e zezëkorr sukses nëteatrin "Dodona"

PODUJEVE- Në kuadër të Festivalit të Podujevës "Teatri ndryshe", të martën në Teatrin "Dodona" u dha shfaqja "Ana", shfaqje nga Shqipëria me tekst të dramaturgut italian, Angelo Longoni e punuar nën regjinë e Alfred Trebickës. Një komedi e zezë, e dhënë para pak kohësh në Teatrin Kombëtar Shqiptar, shkoi për të mbajtur spektatorin kosovar me lojën dhe gërshetimin e humorit dhe aktualitetit, të kombinuar me tekstin e Angelo Longonit, pastaj lojën e dy aktorëve Romir Zalla e Marin Orhanasi, të njohur për publikun kosovar. është fjala për komedinë "Ana", e punuar nën regjinë e Alfred Trebickës. E veçanta ishin batutat dhe gjithë loja e kapur mirë nga publiku ynë. Sipas Trebickës, publiku kosovar reagoi dhe bashkëndjeu lojën e aktorëve mjaft mirë. "Realisht teksti është pak social si tekst, por publiku reagoi dhe reagoi madje edhe në shumë vende që një publik tjetër nuk ka reaguar", - tha Alfred Trebicka, regjisori i shfaqjes. Shfaqja i rezistoi kohës paksa të gjatë, një orë e dyzet minuta, me dy aktorë dhe me një ngarkesë teksti në kuptimin, qoftë filozofik, qoftë psikologjik. Kjo, për Trebickën do të mund të përbënte rrezik. Kjo shfaqje vjen të shfaqet në Prishtinë, e ftuar nga festivali i Podujevës "Teatri ndryshe", është në konkurrencë, dhe në njëfarë mënyre, me natën e mbrëmshme nga një publik i cili përjetoi mirë lojën, shfaqja dhe u shpërblye, por mbetet që nata finale të tregojë edhe për mendimin e jurisë profesioniste. "Një punë jashtëzakonisht e pastër e Trebickës. Këtë punë e ka njërën prej punëve shumë të mira, është një tekst jashtëzakonisht interesant dhe një lojë shumë e bukur... Kemi të bëjmë me dy partnerë që dëgjojnë dhe e ndiejnë njëri-tjetrin dhe e ndihmojnë njëri-tjetrin në lojën që bëjnë; tekstet e tilla janë shumë të këndshme dhe krijojnë njëfarë doze të komunikimit me publikun", - tha regjisori Haqif Mulliqi.
(GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›