E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruci: Berisha, mos luaj me zjarrin

Denis Dedej

"Sali Berisha te mos luaj me zjarrin!" Ky eshte paralajmerimi qe vjen nga partia me e madhe ne opozite, ajo Socialiste. Nepermjet nje deklarate per mediat, kryetari i Asamblese Kombetare te selise roze, Gramoz Ruci, leshoi diten e djeshme kritika te forta ne drejtim te Kryeministrit Berisha, mbi realizimin e standardeve te zgjedhjeve me 28 qershor. Nderkohe qe jemi me pak se 3 muaj larg zgjedhjeve, verehet se socialistet po perdorin figurat e rendesishme politike te saj per te sjelle ne vemendje shqetesimet e tyre, duke hedhur ne debatin publik, "peshat e renda". "Partia Socialiste e Shqiperise, konstaton se zgjedhjet e 28 qershorit rrezikohen seriozisht. Ato rrezikohen seriozisht si rezultat i mungeses se vullnetit politik te mazhorances aktuale dhe lidershipit Sali Berisha, me synimin e vetem, manipulimin e rezultatit te 28 Qershorit", akuzoi Ruci. Sipas tij, jane ne rrezik, sepse sistemi i aplikimit per leternjoftimet elektronike per shtetasit shqiptar eshte nje corganizim i organizuar nga qeveria aktuale. Nje shqetesim tjeter i sjelle nga kjo parti eshte edhe shtrirja e qendrave te aplikimit ne te gjithe territorin, kryesisht ne zonat e thella. Zyrtari i larte socialist thekson se zgjedhjet jane ne rrezik, sepse duhet te ishin hapur prej kohesh ne te gjithe territorin e Shqiperise 331 qendra aplikimi, nderkohe qe jane hapur vetem 143 te tilla, ose me pak fjale, jane hapur ne 40 % te territorit, kurse ne 60 % te territorit jo. Ne ndarjen e detyrave qe selia roze ka ndare per strukturat lokale eshte evidentimi si dhe verifikimi i listave zgjedhore, ku jane konstatuar probleme ne hartimin e listave paraprake te zgjedhesve. "Zgjedhjet jane ne rrezik sepse listat e votuesve shqiptare pa pasaporte, te shperndara nga Ministria e Brendshme jane me defekte skandaloze, ku mungojne ne to mbi 200 mije zgjedhes", shprehu shqetesimin deputeti socialist. Sipas tij, deri dje nga shtetasit qe nuk kane pasaporte, kane aplikuar vetem 150 mije, nga 729 mije qe deklaron Ministria e Brendshme, e barabarte kjo vetem me 20 % te tyre, dhe nga 900 mije qe jane realisht pa pasaporte, kur kane ngelur vetem 62 dite pune per te aplikuar. Midis te shqetesimeve te ngritura nga socialistet, ato nenvizojne se ka ka nje mungese totale transparence nga pikat e aplikimit ne zbatim te urdhrit qeveritar dhe ne pikat qe funksionojne, ka mungesa te qellimshme te energjise elektrike dhe te funksionimit te internetit. Krahas shqetesimeve ne lidhje me ceshtjen e kartave te identitetit, nje tjeter shqetesim i ngritur nga Partia Socialiste eshte dhe perdorimi i hyrjes se Shqiperise ne NATO si nje slogan elektoral. "Shqiperia ne NATO eshte vertete nje arritje historike e te gjithe shqiptareve, ashtu sikurse eshte nje enderr e bukur per te gjithe ne. Por, Shqiperia ne NATO nuk eshte nje slogan elektoral i pushtetareve, duke lene zgjedhesit pa votuar", kritikoi kryetari i Asamblese Kombetare se PS, Gramoz Ruci.

THIRRJA

"Berisha te mos bej shurdhin dhe as memecin, por te degjoje zerin kembengules te opozites, per te mos shkelur te drejten e shenjte per te votuar dhe te heqe nje here e pergjithmone nga mendja e tij, shpresen per te manipuluar zgjedhjet e 28 Qershorit", drejtoi thirrjen Ruci.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›