E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Qeveria vonon projektin e sheshit “Skënderbej”

TIRANE- Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për hapjen e një rrugë dytësore e cila do të shërbejë për devijimin e trafikut kur të nisin punimet në sheshin “Skënderbej”. Kryebashkiaku Edi Rama ka akuzuar qeverinë për vonesa në zbatimin e këtij projekti me pasoja për të gjithë banorët e kryeqytetit.

“Sot po prezantojmë përpjekjen tonë për të hapur një rrugë ndihmëse provizore, e cila do të mund të devijojë trafikun duke lejuar fillimin e punimeve në sheshin “Skënderbej” i cili është domosdoshmërisht sot i detyrueshëm për tu filluar sepse nuk mund të vazhdojë më të jetë kështu. Ndërkohë përsëris që zgjidhja përfundimtare hapja e gjurmës së unazës së vogël . Uroj dhe shpresoj që veshët e shurdhët të qeevrisë të hapen dhe që pushteti të mos bëjë politikën e mbrapshtë të lënies së gjërave pezull me qëllimin shumë të padenjë ëpr të nervozuar njerëzit, për të mërzitur njerëzit, për të dëshpëruar njerëzit në mënyrë që kjo të kanalizohet si një përfitim politik” theksoi kryebashkiaku Rama.

Kreu i Bashkisë ka inspektuar punimet në rrugën dytësore ndërkohë që nuk ka dhënë një afat të saktë se kur do të nisë zbatimi i projektit të sheshit “Skënderbej”.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›