Korcë, maturantët e frëngjishtes bojkotojnë mësimin
KORCE- Maturantët e seksionit të gjuhës franceze të gjimnazit “Raqi Qirinxhi” në Korcë kanë bojkotuar mësimin sot në shenjë proteste duke kërkuar rishikimin e koeficienteve.
Ata shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë mundësi të barabarta me klasat e thjeshta duke kërkuar rritjen e koeficienteve minimalisht nga 1.1 në 1.4, në të kundërt shprehen të vendosur për vijimësinë e bojkotit të mësimit deri në një takim me Ministrin e Arsimit.
Edhe nëndrejtoresha e kësaj shkolle shprehet e shqetësuar dhe kërkon rishikim të koeficienteve pasi sipas saj po vihet në pikëpyetje 12 vite eksperiencë të këtyre nxënësve.
Më tej maturantët e kanë vazhduar protestën e tyre përpara dyerve të Drejtorisë Arsimore të rrethit të Korcës në pritje të një përgjigje për kërkesat e tyre.
(e.n/News24/BalkanWeb)