Topalli letër Ramës: Kërkesa e PS shqyrtohet të martën
TIRANE- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka zgjedhur komunikimin e drejpërdrejtë me anë të një letre me kreun socialist Edi Rama, për ta informuar atë mbi mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Dita e martë është përcaktuar nga ana e kryetares Topalli si dita kur kjo Konferencë do të marrë në shqyrtim kërkesën e socialistëve për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet.
Në letër kryetarja e Kuvendit informon kreun e socialistëve dhe grupin e deputetëve që kanë mbështetur këtë kërkesë se bazuar në afate, Konferenca e Kryetarëve do ta shqyrtojë atë ditën e martë.
Duke informuar mbi mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Topalli i shkruan Edi Ramës së do të donte pjesëmarrjen e kryetarit të grpit parlamentar socialist.
PS dhe për shkak të bojkotit që i bëri parlamentit për 6 muajsh, ende nuk ë ka përcaktuar përfaqësuesin saj si në drejtimin e Kuvendit në një post zv.kryetari as drejtuesin e grupit parlamentar dhe as përfaqësuesit në komisione.
Ka qenë kjo arsyeja që kryetarja Topalli në letrën e saj sqaron se nëse deputetët socialistë nuk përfaqësohen të martën në mbledhje me kryetarin e tyre, kjo do të thotë se diskutimi i projektvendimit për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet, sic e ka kërkuar PS, do të jetë thjesht një diskutim formal.
Një mënyrë e tillë diskutimi do të thotë se në Konferencë do të ketë përfaqësues për të mbrojtur kërkesën e socialistëve për këqyrjen e kutive të votimit.
Konferenca pritet të caktojë dhe datën se kur këto dy kërkesa të socialistëve do të paraqiten për votim në seancën plenare.
(e.n/News24/BalkanWeb)