E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Qytetarët të bëhen gati për protesta

TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste paralajmëron protesta për rritjen e cmimit të energjisë të ujit dhe të keqqeverisjes që sipas Edi Ramës e kanë burimin te vota e vjedhur në zgjedhjet e 28 qershorit. Në një prononcim të shkurtër për median, pak pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, zoti Rama deklaroi se socialistët do të protestojnë pa u ndalur dhe i bëri thirrje “ Cdo shqiptar që nuk është i gatshëm të pranojë keqvererisjen të bëhet gati për protestë”.
Rritja e cmimit të energjisë sipas kreut PS është “dhuratë qeveritare për vitin e ri” e zbuluar dhe e paralajmëruar prej kohësh nga PS.
“Shqiptarët po paguajnë edhe më shtrenjtë edhe më shumë, sepse i janë faturuar edhe ditë të dhjetorit” deklaroi Rama.
(vazhdon)
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›