E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjen reagimi i Strasburgut - Opozita të qendrojë në parlament

Pas paralajmërimeve se Këshilli i Evropës s’mund të tolerojë gjatë qendrimet jodemokratike të Edi Ramës dhe partisë që ai drejton, ka ardhur deklarata zyrtare e presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, çavushoglu, i cili ka kërkuar praninë e vazhdueshme në Kuvend të deputetëve socialistë, si parakushti për pranimin e PS-ë në tryezën e dialogut

Komiteti Presidencial i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës përshëndet rikthimin e opozitës në parlamentin shqiptar gjatë seancës së javës që shkoi, duke e vlerësuar këtë hap si një shenjë të rëndësishme në zgjidhjen e ngërçit politik në vend. Mevlut çavushoglu, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, deklaron përmes një njoftimi zyrtar se pjesëmarrja në Kuvend nuk duhet të jetë e pjesshme, por të vijohet me përparësi puna e parlamentit, për të zgjidhur edhe ngërçin e fundit politik mes PD-PS.
“Shpresoj që ky hap pozitiv të shënojë fillimin e pjesëmarrjes të vazhdueshme e të gjitha forcave politike në punën e parlamentit. Unë jam shumë i kënaqur në lidhje me këtë zhvillim, sepse ai vjen pas vizitës së fundit të delegacionit të Këshillit të Europës në Shqipëri për të mbështetur në zgjidhjen e situatës politike dhe për të ndihmuar Presidentin Topi në rolin e tij të ndërmjetësimit dhe përpjekjeve të tij për të rivendosur dialogun politik”, theksohet në deklaratën e Presidentit të Asamblesë Parlamentare të KiE.
çavushoglu inkurajoi udhëheqësit e dy partive Socialiste dhe Demokratike, për të bërë përpjekje të mëtejshme me qëllim nxitjen dhe forcimin e dialogut politik në vend. “Dialogu parlamentar është i një rëndësie të madhe për funksionimin demokratik të institucioneve të shtetit, dhe jetik për reformat që duhet të adresohen pa vonesë”, theksoi Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE-së, çavushoglu.
Ai vuri në dukje gjithashtu se ky moment mund të shërbejë si një stimul i mirë për të plotësuar edhe delegacionin shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe anëtarët e rinj të marrin pjesë rregullit në punimet e Asamblesë.
Reagimi i Këshillit të Evropës vjen në një kohë kur opozita po paralajmëron përmes deklarimeve në media, se nuk është fort e shqetësuar për pjesëmarrjen në parlament nëse kërkesat e saj, pa u interesuar për ligjshmërinë e tyre, do të injorohen.
Por, gatishmëria e mazhorancës për të ndërmarrë shqyrtimin e çdo nisme apo projektligji të opozitës, që shkon në përputhje me ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e vendit, tregon qartë se akuzat dhe kërcënimet mediatike të opozitës për mungesë vullneti nga ana e shumicës, janë jo vetëm të pabaza, por edhe një shprehje e qartë për të fshehur frikën e gjithçkaje të sajuar pa kurrfarë argumenti të përputhshëm me ligjin, lidhur me pretendimet e zgjedhjeve të 28 qershorit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›