E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Korrupsioni në Shqipëri ende problem. Ju prish imazhin në Botë

TIRANE-OSBE deklaroi sot se korrupsioni është shkaktari kryesor që prish imazhin e Shqipërisë në Botë. Në një takim sot në Tiranë, me temë “parandalimin e konfliktit të interesit”, zv/ambasadori i OSBE Renata Hermanns në Shqipëri u shpreh se korrupsioni në Shqipëri është ende problem dhe se ky fakt ul interesin e investitorëve të huaj. “Korrupsioni në Shqipëri është ende problem. Prish imazhin e Shqiperise në botë, dhe ul intersin e investitorëve”.
Sipas hermanns, fenomeni I korrupsioni në Shqipëri u evidentua qartë dhe në raportin e TIA, (Transparency International of Albania)

I pranishëm në takim ishte dhe Ministri I Brendshëm, Lulzim Basha që theksoi se “lufta kundër korrpusionit pritotet i qeverisë. “Kjo dëshmohet me faktin se kemi rritur numri i padive penale ndaj kujtdo që ka bërë korrupsion”.

Në takimin e organizuar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) dhe Organizata për Sigurim e Bashkimit Europian (OSBE) u shprëndanë më pas certifikatat e trajnimit për parandalmimin e konfliktit te interesit. Certifikata morën rreth 600 zyrtare te administrates publike të trajnuar.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›