E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Raporti i DASH, nevoje per ndryshim qeverisjeje

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka reaguar dje ndaj raportit te Departamentit Amerikan te Shtetit, duke u shprehur se ky raport tregon nevojen per ndryshimin e modelit te qeverisjes. "Si nje njeri qe dua mbarevajtjen e jo te kunderten per vendin tim, une jam i hidheruar per te vertetat e Raportit te Departamentit te Shtetit, por edhe i bindur se, keto te verteta te hidhura provojne jo vetem vertetesine e shqetesimeve qe opozita ka ngritur gjate gjithe vitit te fundit, po edhe nevojen uleritese per ndryshimin e qeverise e te qeverisjes", shprehu shqetesimin kryesocialisti ndaj raportit te DASH. Duke u bazuar ne te dhenat e ketij raporti dhe kritikave te bera mbi pavaresine e gjyqesorit, Rama sqaroi se i gjithe viti i fundit ka qene viti i nje perpjekjeje te madhe nga ana e tyre, per te mbrojtur pavaresine e institucioneve drejtesise e te medias. "Pas 121 ditesh Shqiperia e qytetareve qe duan shtet, do te votoje per t'i shpetuar njehere e mire keto institucione, nga sulmet e bajraktarit ne pushtet", tha Rama. Ai preku edhe ceshtjen e hetimeve mbi tragjedine e Gerdecit, ku vleresoi se PS, nuk beri me Gerdecin ate qe politika e vjeter ka bere 18 vjet me radhe me tragjedite e dramat njerezore, duke kerkuar vetem perfitimin politik te dites. Ai premtoi se qeveria e re do ta mbylle njehere e mire kete kapitull te zymte, ne marredheniet mes ekzekutivit e gjyqesorit. "Ne mbyllje angazhohemi qe te trajtojme me ide te reja e me vullnet te ri ceshtjet e dhunes, te abuzimit me grate e femijet, si edhe te sigurise ne pune, duke e kthyer mandatin qe do te marrim ne 28 Qershor, ne fuqine e ndryshimit kunder varferise, papunesise e korrupsionit qe ka shkaktuar shume humbje jetesh njerezore ne vitet e fundit, nga Gerdeci ne Bulqize e me radhe, ne raste te tjera qe tregojne sesa urgjente eshte nevoja per nje model te ri qeverisjeje", perfundoi fjalen e tij kryetari i PS, Edi Rama. Ai permendi edhe sulmet e qeverise ndaj medias duke shtuar se kur PS te marre pushtetin, ne asnje raport te DASH nuk do te permenden keta kapituj te zymte. Ne vemendje te Rames u soll edhe ligji per lustracionin, qe sipas tij qendrimi i DASH nuk ndryshon aspak nga ai i PS, sa i perket ketij ligji kontroversial. Denis Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›