Rama: "Renia e Tripolit dhe pershendetja e Saliut"
Per te treten here brenda pak kohesh, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, reagon dhe kritikon kundershtarin e tij, kryeministrin Sali Berisha nepermjet editorialeve ne shtypin e shkruar. Ndryshe nga heret e tjera kur kreu socialist, zhvillonte takimet e perjavshme me gazetaret, ai serish dje tha nepermjet nje editoriali se ndjek me kenaqesi shembjen e asaj qe ai e quajti nje tjeter fashizem oriental ne boten arabe, duke kritikuar kreun e qeverise, si te vetmin kryeminister qe pershendet renien e regjimit te Tripolit. "S'ka asgje per t'u cuditur as ne psene e krekosjes se perseritur te Saliut para shqiptareve per arritje globale ku Shqiperia s'ka si te kete dot asnje gisht, po ku kryeministri i saj sa i dhunshem aq qesharak, me ngjashmerira te lexueshme me kolonelin e Tripolit ne qasje, sjellje, fjalor, s'rri dot pa ngritur doren e prezences", shkruan Rama ne editorialin me titull "Renia e Tripolit dhe pershendetja e Saliut". Sipas tij, nuk ka dyshim qe Shqiperia s'eshte Libia, as Saliu s'eshte Gedafi. Por nga ana tjeter, Rama shkruan qe Shqiperia ngjan me shume me Libine sesa me Britanine e Madhe a me Gjermanine dhe qe "Saliu ngjan me shume me kolonelin e Tripolit sesa me cilindo nga homologet e tij evropiane, as kjo s'ka asnje dyshim". Ne komentin e tij kreu socialist shton gjithashtu se tashme kete e dine te gjithe dhe vete kryeministri. "Prandaj u ngut ta pershendese para te gjitheve renien ende te pa ndodhur plotesisht te atij regjimi gjakatar. Triumfator dhe i trembur njekohesisht, si me gjume te prishur sa nga beteja fitimtare per Tripolin sa nga ca ngjashmeri te padeshiruara. S'ka faj, per nje ngjashmeri kesisoj te gjen belaja", e perfundon ai analizen mbi deklaraten e kreut te qeverise te bere vetem dy dite me pare ne lidhje me ngjarjet ne Libi. Kjo eshte e treta here qe kreu i opozites akuzon e sulmon me editoriale kryeministrin Sali Berisha. Hera e pare kure Rama u shfaq me nje editorial qe pas humbjes ne zgjedhjet lokale te 8 majit, ishte menjehere pas perfundimit te raportit perfundimtar te OSBE/ODIHR-it per procesin zgjedhor. Nderkohe qe nje tjeter reagim i kryesocialistit erdhi menjehere pas perfundimit te greves 27 ditore te urise se minatoreve, ku serish nepermjet nje editoriali, kritikoi ashper politiken e qeverise ndaj kesaj shtrese te shoqerise. Se fundmi, vetem dje pa dalje publike, Rama shperndau ne media editorialin me te fundit, kunder reagimit te kryeministrit per ngjarjet ne Tripoli, Libi.
Renia e Tripolit dhe pershendetja e Saliut
Nga Edi Rama
Duke ndjekur me kenaqesi te jashtezakonshme shembjen e nje tjeter fashizmi oriental ne boten arabe, permes bredhjes stacion me stacion per te pare ore pas ore afrimin e fundit te tiranit sa gjakatar aq qesharak te Libise, nuk pashe as kancelaren gjermane, as kryeministrin britanik, as ate francez, as ate italian apo ndonje kryeminister tjeter ne Evrope, pervec Saliut, qe te dilte para popullit te vet e te pershendeste si Saliu renien e regjimit te Tripolit.
Pashe vetem presidentin e Shteteve te Bashkuara dhe Sekretarin e Pergjithshem te NATO-s qe, sic kane dale vijimesisht para mbare botes ne ndjekje te zhvillimeve dramatike ne Libi, dolen e vazhduan te flasin nga lartesia e misionit te tyre per fatet e atij vendi ne mbeshtetje te revoltes clirimtare te popullit libian, duke rikerkuar largimin e Gedafit. Por as njeri as tjetri nuk shkuan deri tek shpalosja e gezimit te fitores ende te paarritur perfundimisht deri ne keto momente, sic shkoi Saliu me ngut perpara te gjitheve, duke folur para shqiptareve si te ishte ne rolin e prijesit te te gjithe koalicionit boteror kunder kolonelit Muhammar Al Gedafi, mikut te tij te vjeter, dhe si te kishte perballe kamerat e mbare planetit.
Nuk eshte se kjo perben ne vetvete ndonje cudi per kete kryeminister rekordmen qe, sipas TVSH-se, iu qep shkalleve te murit kinez me lart sesa cdo dinjitar i huaj qe ka vizituar Kinen, qe sipas zyres se tij te shtypit theu edhe kete vit rekordin ne Dhermi pergjate nje lloj kohezgjatjeje te pakuptimte ne uje qe Saliu e quan not, apo qe, akoma me serioze, sipas atij vete qeveris ekonomine e dyte me te forte ne Evrope pas asaj te Gjermanise, madje, te mos harrojme, parvjet habiti edhe Kinen duke e parakaluar per nje moment qe kinezet s'po e gjenin celesin e krizes kurse Nastradini yne e kishte gjetur para te gjitheve. S'ka asgje per t'u cuditur as ne psene e krekosjes se perseritur te Saliut para shqiptareve per arritje globale ku Shqiperia s'ka si te kete dot asnje gisht, po ku kryeministri i saj sa i dhunshem aq qesharak, me ngjashmerira te lexueshme me kolonelin e Tripolit ne qasje, sjellje, fjalor, s'rri dot pa ngritur doren e prezences. Arsyeja pse me beri pershtypje kuturisja e tij per te shfaqur gezimin e renies se regjimit ne Libi qendron pertej anes qesharake te provincializmit me te cilin Saliu e ben rolin e kryeministrit ne nje vend qe s'eshte kerthiza e botes, po ku Saliu sillet si te ishte ai vete kerthiza e fateve te botes, gjithnje me prapamendimin djallezor te krijimit tek ata qe e ndjekin pas te iluzionit te nje madheshtie te gjithanshme idesh, arritjesh, suksesesh, ne realitetin e nje krize te thelle ekonomike e sociale. Tamam enverist ne metode po kjo eshte nje teme tjeter.
Ngutja e Saliut per t'i dhene popullit shqiptar lajmin e gezuar te fundit te regjimit te mikut te tij te adhuruar vite me radhe, lidhet ne te vertete me nevojen e mundimshme qe ai ka per te bere dallimin me gomarin e madh te Tripolit, per te shkeputur veten nga cdo lloj asociacioni me ate satrap delirant qe protestuesit i quante njesoj si Saliu minj e kokepalare dhe pak a shume si Saliu s'linte rast pa thene se sa shume e donte populli e sa gjate do rrinte akoma ne pushtet per t'i sherbyer popullit nese Allahu lavdiplote s'do ta merrte ndonjehere ne qiell. Keshtu s'duroi dot pa dale per t'u rreshtuar me prijesit e luftetareve te lirise, per t'u asociuar mediatikisht me shefat e shteteve me te medha te botes se lire ne ekranin e perballjes me regjimin e Gedafit, sepse me mire se kushdo Saliu vete e di qe ne perceptimin e shumices se popullit tone ai ngjan sot me Gedafin me shume se me kedo tjeter dhe e gjithe pranvera arabe pelqehet e mbeshtetet me entuziazem sot nga shqiptaret edhe sepse, ne perceptimin e shumices se qytetareve tane, ata njerez andej po clirohen nga halle qe ne distance duken shume me te ngjashme se c'jane, nga regjime te korruptuara, pa zgjedhje te lira, pa liri e te drejta te garantuara per njerezit e zakonshem, me pasuri te medha ne duart e nje kaste dhe papunesi, varferi te skajshme, rremuje e pisllek rrugeve qe per dreq ngjajne shume me rruget tona.
S'ka dyshim qe Shqiperia s'eshte Libia, as Saliu s'eshte Gedafi. Po qe Shqiperia ngjan me shume me Libine sesa me Britanine e Madhe a me Gjermanine dhe qe Saliu ngjan me shume me kolonelin e Tripolit sesa me cilindo nga homologet e tij evropiane, as kjo s'ka asnje dyshim. Kete e dine te gjithe dhe Saliu e di qe te gjithe e dine. Prandaj u ngut ta pershendese para te gjitheve renien ende te pandodhur plotesisht te atij regjimi gjakatar. Triumfator dhe i trembur njekohesisht, si me gjume te prishur sa nga beteja fitimtare per Tripolin sa nga ca ngjashmeri te padeshiruara. S'ka faj, per nje ngjashmeri kesisoj te gjen belaja.