E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: PS drejtohet nga besniket e kryetarit, rrezik edhe 2013-a Qamil Xhani

Kongresi i Partise Socialiste me 5 nentor duhet te jete nje mundesi per ndryshimin e filozofise se organizimit te partise me te madhe ne opozite. Ky eshte vleresimi qe jep deputeti i PS, Arben Malaj ne lidhje procesin reformues te partise. Ne nje komunikim me qytetaret, ne faqen zyrtare te internetit, Malaj u pergjigjet shqetesimeve te socialisteve ne lidhje me kursin politik dhe kongresin e ardhshem. Sipas tij, modeli aktual i drejtimit te PS-se, duke pasur si kriter besnikerine ndaj kryetarit mund te kete risqe ne betejat e ardhshme elektorale. "Zgjedhjet parlamentare nuk jane larg, fitorja e tyre nuk eshte e lehte, ajo duhet te filloje me maksimizimin e rezultatit elektoral te PS dhe rritjen ne teresi te votave per aleatet e saj. Nese PS do te vazhdoje te drejtohet si nje bashkim te perzgjedhurish dhe besnikesh personale, kjo do t'i rrise risqet per fitoret e ardhshme politike", shkruan Malaj ne faqen e tij zyrtare. Malaj thekson se kongresi duhet pare si mundesi per te ndryshuar filozofine e drejtimit te partise. "Kongresi PS do te synoje te miratoje programin dhe statutin e PS dhe njekohesisht te zgjedhe forumet drejtuese te saj. Kongresi i PS eshte nje mundesi shume e mire per te diskutuar rreth problemeve reale te PS, per te ndryshuar filozofine e organizmit dhe drejtimit te saj", thote Malaj. Ai komenton dhe zerat radikale ne seline roze, qe kane sulmuar mediatikisht nismat per hapjen dhe reformimin e PS-se. Me nje gjuhe te moderuar, Malaj shprehet se gjithmone ka individe "qe shpresojne te perfitojne duke sulmuar koleget e tyre". Ai shton se: "te shpresojme qe pergjegjesia per te ndalur keq qeverisjen e vendit te jete me e madhe se cdo ambicie individuale. Sa me afer kongresit dhe sa afer zgjedhjeve per forumet e PS, aq me shume disa do te shtyhen te jene ne publik agresive dhe banale". Malaj shton se personalisht nuk ka sulmuar asnje prej kolegeve te PS-se ne forumet dhe as ne bashkebisedimin publik me qytetaret. "Taktikat e nje grupi te vogel per te c'fokusuar debatin real per sfidat e PS dhe te vendit, nuk ju sherbejne as atyre qe me shume devotshmeri i perdorin", shprehet ai. Nga ana tjeter, Malaj ka theksuar se pavaresisht zerave kunder takimeve te zhvilluara nga ai ne gjithe vendin, Partia Socialiste nuk duhet te humbase mundesine per tu reformuar dhe per te perkufizuar pushtetin absolut dhe abuziv ne nivel qendror dhe vendor. "Ne jemi angazhuar ne nje bashkebisedim per elementet thelbesore te hapjes dhe modernizimit te PS. Une mirekuptoj koleget pro dhe kunder ketyre takimeve, por PS nuk duhet te humbase asnje minute per kufizuar pushtetet absolute dhe abuzive ne nivel vendor dhe qendror, per te kufizuar pushtetet e tejzgjatura ne kohe, ne pak individe", shprehet Malaj. Ai ka theksuar se PS duhet te angazhoje te gjitha energjite e forumeve te saj per t'i sherbyer fitores. "PS duhet te riaktivizoje te gjitha energjite pozitive, forumin rinor dhe forumin e gruas, qe proceset per te zgjedhur drejtuesit partiake dhe perfaqesuesit tane ne cdo nivel te jene te hapura per te konkurruar dhe te mos zevendesohen me procese emerimesh", shprehet Malaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›