E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Rezistencë deri në fund

"Do të rezistojmë për t'i dhënë Shqipërisë ato standarde që meriton dhe për të cliruar nga makthi ata persona që janë të detyruar t'i nënshtrohen pushtetit". Kështu ka deklaruar, kryetari i opozitës Edi Rama pas vizitës që i bëri grevistëve, të cilët ndodhen në Qendrën Spitalore Universitare 'Nënë Tereza'.

Duke e quajtur grevën madhështore, Rama theksoi se cinizmi fashist me këtë cilën po protesta me pushtetin, nuk ndihmon në zgjidhjen e arsyeshme, të domosdoshme të krizës që po thellohet cdo ditë e më shumë në vend.

"Ne do të rezistojmë dhe do të durojmë cdo dhimbje, cdo shpifje, cdo sasi balte që do të hidhet me urdhërin e pushtetit për të arritur atë që meritojmë", u shpreh Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›