Rruga e Shqipërisë për në BE, shumë e vështirë
10/05/2010 Deklarata e Lohan
Ambasadori i Komisionit Evropian në Shqipëri, Helmut Lohan, e ka cilësuar të vështirë rrugën e vendit tonë për në Bashkimin Evropian. Deklarimi i diplomatit të huaj në Tiranë u bë pasdite dje, i ftuar nga kreu i qarkut të Durrësit, Seid Kërtusha, në ditën përmbyllëse të javës evropiane të qarkut bregdetar. “Rruga juaj për në BE, të themi të vërtetën është shumë e vështirë”, ka pohuar Lohan. Ai ka shprehur konsideratë të veçantë lidhur me përpjekjet që po bëhen nga pala shqiptare, duke pohuar se “aktivitete të tilla si ky i qarkut të Durrësit janë sinjal shumë i mirë dhe përçojnë mesazhe tejet pozitive për vullnetin e shqiptarëve drejt Evropës”. Diplomati i huaj u shprehu mirënjohje të veçantë autoriteteve lokale lidhur me ftesën që i kanë adresuar, duke shtuar se “për një javë Evropa u transferua nga Tirana zyrtare në Durrës”. Çështja e integrimit rajonal ka qenë në qendër të përshëndetjeve të rastit mes Lohan dhe palës lokale. Në këtë takim kreu i KE-së në Shqipëri, Helmut Lohan, nuk la pa cilësuar si shumë pozitiv faktin e pranisë së të gjithë përfaqësuesve lokalë në tryezë. Kryetari i qarkut, Seid Kërtusha, i deklaroi ambasadorit Lohan se “kur bëhet fjalë për integrimin e vendit në BE, përfaqësuesit e të gjitha pushteteve në Durrës janë së bashku”. Në takimin me Lohan ishte i pranishëm prefekti Genc Alizoti, i mandatuar nga LSI-ja; kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe dy krerët lokalë të Krujës e Fushë-Krujës. Prania e socialistit Dako, i sapokthyer nga protesta e Tiranës, në krah të demokratit të qarkut Seid Kërtusha është vlerësuar si veprim mjaft i zgjuar dhe domethënës. Kryetari i qarkut u shpreh se gjatë gjithë javës evropiane bashkia ka qenë e pranishme në aktivitete, duke dëshmuar bashkëpunim për çështje të rëndësishme që përcjellin në komunitet mesazhe të qarta integrimi. Pritësit e ambasadorit falënderuan diplomatin e huaj për përpjekjet që ka bërë për të afruar Shqipërinë në familjen e madhe evropiane. Por Lohan nga ana e tij ka lëshuar sinjale disi pesimiste lidhur me interesimin e veçantë për liberalizimin e vizave. “Ndajmë bashkë ambicien tuaj drejt Bashkimit Evropian”, u shpreh diplomati në përshëndetjen e tij.