E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Zgjedhjet e 28 qershorit, më të mirat

10/05/2010 Dita Ndërkombëtare e Evropës

Kryetarja e Kuvendit, njëkohësisht nënkryetare e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, rideklaroi dje se zgjedhjet e 28 qershorit ishin më të mirat zgjedhje që Shqipëria ka pasur ndonjëherë. Deklarata e saj përsëritet në një kohë kur deputetë të Partisë Socialiste dhe mbështetës të kësaj force politike janë ngujuar në grevë urie për transparencën e këtyre zgjedhjeve, që sipas tyre ishin të manipuluara. Kryeparlamentarja Topalli ishte dje e ftuar speciale mes studentëve dhe stafit akademik të Masterit të Studimeve Evropiane, pranë Universitet të Tiranës, me rastin e 9 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Evropës. Duke folur mbi rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, Kryetarja e Kuvendit theksoi se që nga rënia e komunizmit në vitet 90’ e deri më sot, nuk ka vend tjetër të ketë bërë një rrugë kaq të gjatë në një kohë kaq të shkurtër. “Vetëm për një vit kemi ngjarje të jashtëzakonshme. Në prill të 2009-ës dorëzuam kërkesën për marrjen e statusit të vendit kandidat, më 28 qershor bëmë zgjedhjet më të mira që Shqipëria ka pasur. Ka ardhur raporti për liberalizimin e vizave, me vlerësimin ‘exelent’, shkëlqyeshëm në të gjitha blloqet e këtij raporti dhe tashmë pritet ajo që ne shqiptarët kemi kohë që e presim, lëvizjen e lirë. Ne shqiptarët e meritojmë anëtarësimin në Evropë. Evropa është shtëpia jonë. Shqipëria është sot një hap afër Evropës, tha Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›