E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i Gardes dorezon Porche-n e vjedhur pronari padit Prokurorine

TIRAN - Komandanti i Gardes se Republikes gjenerali Ndrea Prendi qe ndodhet ende nen hetim nga prokuroria per vrasjet dhe plagosjet e demonstrates se 21 janarit 2011 ka dorezuar makinen e tipit Porche Cayene qe u be e njohur per publikun pas botimit te nje artikulli ne Shekulli ku zbuloheshin dokumentet qe provonin se ajo makine ishte bllokuar pas dyshimeve per vjedhje.

Ky fakt konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes Gjykates se Shkalles se Pare dhe vete avokatit mbrojtes te pronarit te vertete te makines i cili tashme i eshte drejtuar togave te zeza duke kerkuar qe makina e bllokuar ti kthehej pronarit.

Ka qene ky i fundit shtetasi A.Myrtezani rezident ne Itali i cili me ane te nje prokurore te posacme ka autorizuar avokatin e tij ligjor qe tiu drejtohet Gjykates se Shkalles se Pare ne kryeqytet duke kerkuar qe me vendim te togave te zeza Prokuroria ti liroj makinen. Kjo kerkese penale me objekt kthimin e sendit te sekuestruar mban nr. 688 te dosjes dhe eshte hedhur ne short elektronik nga kancelaria e kesaj Gjykate ku eshte perzgjedhur gjyqtari Gerd Hoxha per shqyrtimin e kesaj kerkese.

Me marrjen ne dorezim te kesaj ceshtje gjyqtari Hoxha ka caktuar daten dhe oren e seances se pare gjyqesore per shqyrtimin e saj qe eshte data 31 Maj 2011 ora 1000 e paradites. Mesohet se kjo kerkese e vete pronarit te mjetit A.Myrtezani eshte dorezuar vetem pak dite pasi Shekulli ka botuar me date 18 Shkurt 2011 shkrimin ku pasqyrohet me foto makina me te cilen udhetonte gjeneral Ndrea Prendi. Bazuar ne kete shkrim pronari i makines ka autorizuar avokatin duke kerkuar kthimin e makines se tij me vlere te larte monetare.

Edhe ne kerkesen e dorezuar ne Gjykate mesohet nga keto te fundit se avokati e ka cilesuar se mjeti i klientit te tij edhe pse ishte i sekuestruar shfrytezohej nga punonjes te policise se shtetit ne kundershtim me legjislacionin penal te sekuestrimeve te mjeteve qe dyshohen se jane te trafikuara. Makina luksoze e tipit Porche Cayene me ngjyre te zeza dhe me targa italiane CY 520 CW sipas procesverbalit te sekuestrimit eshte bllokuar me date 28 Tetor 2010 nga Policia me arsyetimin se dyshohet se eshte e trafikuar nga jashte shtetit.

Ne momentin e bllokimit kete makine po e drejtonte nje i aferm i pronarit Myrtezani shtetasi A. Murataj i cili nuk kishte preferuar te firmoste procesverbalin e sekuestrimit me pretendimin se makina ishte me letra te rregullta.

Makina ishte bllokuar por eshte marre nga pika e bllokimit fillimisht nga nje zyrtar i larte i kabinetit te ish-ministrit Lulzim Basha e me pas ky ia ka kaluar Komandantit te Gardes se Republikes Ndrea Prendi.

Ky i fundit jo vetem qe levizte me kete makine luksoze por edhe i kishte mbivendosur targat e nje makine te tipit BM qe eshte ne pronesi te Gardes duke konsumuar edhe elemente te vepres penale te falsifikimit te dokumenteve. Ne kerkesen e avokatit dorezuar ne Gjykate thuhet se e vetmja gje e qe Policia ka verifikuar deri me tani ndaj kesaj makine eshte akti i ekspertimit teknik me nr. 224 ku rezulton se ky mjet ka nderhyrje ne numrin e shasise.

Avokati Marrja nga pika e sekuestrimit quhet grabitje

Avokati mbrojtes ne kerkesen dorezuar ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Tirane per kthimin mjetit te tipit Porche Cayene me targa italiane CY 520 C thote se organi i akuzes eshte i detyruar te respektoj parimin procedural ku cdo dyshim shkon ne favor te te pandehurit. Nga ana tjeter specifikojme se barra e proves i mbetet organit te akuzes.

Qe nga muaji Tetor 2010 e ne vazhdim prokuroria ka pasur kohe te mjaftueshme per te kryer hetimet dhe per te konkluduar ne lidhje me perkatesine e mjetit origjinen dhe gjendjen e tij ne qarkullim. Nuk eshte aspak normale qe organi i akuzes abuzon me te drejten procedurale per te disponuar ne lidhje me lenien ne ruajtje te sendeve te sekuestruara.

Keto sende duhet te lihen ne ruajtje ne nje vend te pershtatshem por kurrsesi ligji nuk i jep te drejten qe sendi i sekuestruar ti jepet personave te tjere ne perdorim per cdo lloj arsye te ndryshme. shte me se e natyrshme qe meqe mjeti i sekuestruar nuk eshte i ndaluar ne qarkullim rrugor ti jepet per perdorim shtetasit qe i perket pronarit dhe jo ndonje personi tjeter pasi kjo quhet grabitje - thuhet nder te tjera ne kerkesen e mbrojtesit ligjor te shtetasit A. Myrtezani dorezuar ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Tirane.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›