E Diel, 1 Nëntor 2026

Struktura e qeverisë së re, sondazhi në BW, 27.73% e lexuesve: E fryrë

TIRANË- 25.44% e lexuesve të agjencisë së lajmeve BalkanWeb mendojnë se struktura e re qeverisëse, e cila do të udhëheqë vendin për 4 vitet e ardhshme është ‘jo e mirë”.

Ndërkohë, që 27.73% e lexuesve mendojnë se struktura e qeverisë së majtë e propozuar nga kryeministri i Zgjedhur Edi Rama është e ‘fryrë’.

Prej disa ditësh 5099 lexues në total u bënë pjesë e sondazhit të “BalkanWeb”, duke iu përgjigjur pyetjes së shtruar: Si do ta përkufizoni strukturën e qeverisë së re? Nga të dhënat e sondazhit rezultoi se lexuesit zgjodhën opsionet e mëposhtme:
Jo e mirë 25.44%
Shumë e mirë 24.26%
E fryrë 27.73%
Eficente 11.71%
E mjaftueshme 7.32%
E pamjaftueshme 3.55%

Kryeministri i Zgjedhur Edi Rama me 24 korrik ,bëri publike strukturën e re të qeverisë që do krijohet në shtator, duke premtuar reformim të brendshëm, të thellë tek çdo ministri dhe ndarje të disa prej tyre. Sipas Ramës, shumica e ministrive, por edhe vetë Kryeministria do pastrohet nga një trup parazitare, siç tha ai.

Struktura e re e qeverisë, “Rama” parashikon 16 ministri e 3 ministra shteti.

Kujtesë: Sondazhet online të BalkanWeb, nuk kanë vlera statistikore. Por kanë si qëllim që të lejojnë lexuesit e saj të shprehin mendimin e tyre mbi tematika aktuale. Çdo përdorues ka të drejtën e një vote.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›