Meteorologji, Ballkani Perëndimor ‘përfshihet” nga vala tropikale
I nxehti tropikal edhe sot përfshiu rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa temperaturat në shumicën e qyteteve do të tejkalojnë 40 gradë Celsius.
Në luginën e Moraçës dhe Zeta në Mal të Zi meteorologët paralajmërojnë se zhiva në termometër do të arrijë deri 42 gradë Celsius.
Sipas meteorologëve, në shumë vende temperaturat do të kenë karakter tropikal, ndërsa në disa vende të Malit të Zi do të arrijnë vlera rekord.
Në territorin e Kroacisë priten temperatura ditore deri 40 gradë Celsius.
Në orën 07:00 temperatura e detit në Split arriti në 27 gradë Celsius.
Në Bosnje-Hercegovinë gjithashtu priten temperatura tropikale prej mbi 40 gradë Celsius.
Në Bosnje, qyteti më i ngrohtë dje ishte Mostari me 39 gradë Celsius.
Freskim, sipas meteorologëve, pritet të martën në orën e mbrëmjes, kur do të fillojë të fryejë erë veriore, që do të mund t'i ulë temperaturat për disa gradë.
(e.m/mia/BalkanWeb)