Itali, vdes në spital, 50-vjeçari shqiptar që u vetëdogj me benzinë
ITALI - Ka ndërruar jetë në spitalin Bufalini të Cesenës emigranti shqiptar Hysni Daci, i cili u vetëdogj me benzinë pasditen e së premtes në Itali.
50-vjeçari shqiptar jetonte prej vitesh në Itali me gruan e tre fëmijët e tij. Prej një viti ai kishte humbur vendin e punës, dhe familja Daci jetonte në kushte të vështira ekonomike. Gjendja u përkeqësua edhe më tepër, kur edhe e shoqja u pushua nga puna, dy javë më parë.
Situata e rëndë ekonomike, pamundësia për të mbajtur tre fëmijët e për të paguar këstet e shtëpisë së blerë vetëm pak kohë më parë, e kanë futur në depresion 50-vjeçarin, që e ka çuar drejt veprimit ekstrem të vetëvrasjes.
Të premten ai ka dalë nga shtëpia, e pasdite në afërsi të Barchi-t, ka lyer trupin me benzinë dhe i ka vënë flakën. Disa persona dëshmitarë të ngjarjes kanë thirrur menjëherë ndihmën e shpejtë e janë munduar ta shuajnë duke i hedhur dhe ujë.
Kur kanë mbërritur ambulanca, karabinierët e zjarrfikësit është kuptuar menjëherë që Hysni Daci ishte në gjendje shumë të rëndë ndaj është çuar me helikopter në repartin e specializuar të djegieve të spitalit të Cesenës ku edhe ndërroi jetë pas dy ditëve në agoni.
(er.nu/BalkanWeb)