E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Rrugedalje demokratike dhe ligjore nga qorrsokaku Berisha

Lideri i PS Edi Rama ne nje deklarate per shtyp tha se opozita do te beje kallezim penal ndaj 4 anetareve te KQZ qe po vjedhin voten e qytetareve dhe kerkoi nderhyrjen e organit te akuzes per te nderprere krimin elektoral qe po konsumohet prej 2 ditesh ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Vjedhjeve nen dhunen e patolerueshme te Saliut po vazhdon krimin e patolerueshem ndaj votes se lire. Opozita nuk do te pushoje se kerkuari rrugedaljen demokratike dhe ligjore nga ky qorrsokak ku e ka futur vendin Berisha me permbysjen e rezultatit ne tavolinen e Komisionit Qendror te Vjedhjeve deri edhe me flete te sajuara e te zhytura ne kuti tha Rama.

Duke theksuar se anulimi i vizites se presidentit te KE-se Barroso ne Tirane eshte ne fakt nje sinjal aspak ogurmire per vendin Rama thirri ne ndihme komunitetin e miqve dhe partnereve te pazevendesueshem nderkombetare duke garantuar gatishmerine e opozites per te kontribuuar per kthimin e kesaj faqeje te turpshme.

Asnjehere ne nje konflikt mes forcave politike ne Shqiperi nuk ka qene me e qarte se kush eshte dhunuesi dhe kush i dhunuari tha Rama. Gjithashtu kreu socialist i drejtoi nje apel edhe presidentit te vendit qe ne cilesine e tij si garant i Kushtetutes te veproje ne emer te mbrojtjes se votes se lire si thelb i stabilitetit.

Ne nuk dorezohemi ne nuk terhiqemi. Ne jemi ne kembe dhe nuk ka diktat e dhune shteterore te na gjunjezoje derisa te kemi fryme perfundoi lideri i opozites.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›