E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Anulimi i vizitës së Barrosos, vonesë për integrimin

Kreu i shtetit Bamir Topi, reagon në lidhje me shtyrjen e vizitës së Presidentit të Komisionit Evropian, Barroso në vendin tonë, duke bërë më dije:

“Presidenti i Republikës, Bamir Topi deklaron se shtyrja e vizitës së Presidentit të Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, është një zhvillim jo i këndshëm dhe një shans i vonuar për Shqipërinë.

Zoti Barrozo ka qenë dhe është një mbështetës i Shqipërisë në rrugën e saj të reformave dhe integrimit dhe vizita e tij pritej të konfirmonte një fazë të re afrimi të vendit tonë me Bashkimin Evropian.

Zhvillimet e fundit politike dhe post-zgjedhore në Tiranë, dhanë sinjalin e gabuar dhe duket se u bënë pengesë për realizimin e kësaj vizite të mirëpritur e me vlera historike për popullin shqiptar. Përgjegjësia kryesore për vonesën e kësaj mundësie bie direkt mbi partitë kryesore politike, udhëheqjen, militantët dhe sjelljen e tyre.

Në këto çaste të vështira politike, thirrja dhe apeli i kryetarit të shtetit, dhe i shumicës së qytetarëve të këtij vendi, është rikthimi i normalitetit demokratik, mbizotërimi i interesave publike mbi ato partiake, maturia dhe përgjegjësia për të dëshmuar aftësi udhëheqëse në gjetjen e rrugëve ligjore e demokratike të zgjidhjes së problemeve të krijuara!” thuhet më tej në deklaratë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›