E Diel, 1 Nëntor 2026

Deshmia komandanti i Gardes Spatem urdher te qellonim ne 21 janar

/ /

Garda e Republikes ka mohuar qe efektivat e saj te kene pasur nje urdher verbal apo me shkrim per te qelluar me arme drejt turmes gjate demonstrates se 21 janarit ne Tirane.

Pretendimi eshte ngritur nga zyrtaret e Gardes gjate ballafaqimit qe ata paten me perfaqesuesit e Prokurorise. Ballafaqimi ka ndodhur ne ambientet e policise se Tiranes kater dite me pare. Te merkuren me 26 janar ne mbremje gjashte gardistet per te cilet eshte nxjerre urdher- ndalimi u paraqiten ne policine e Tiranes. Kjo e fundit ka vene ne dijeni Prokurorine dhe menjehere grupi i hetimit i organit te akuzes ka shkuar ne Drejtorine e Policise se Tiranes. Per me se dy ore aty ka ndodhur nje debat mes perfaqesuesve te Prokurorise policise se Tiranes dhe vete gardisteve. Prokuroret kane pasur nje komunikim verbal me gjashte gardistet por pa arritur ne ekzekutimin e urdhrave te ndalimit. Prokuroria ka pasur verejtje se pari per menyren e paraqitjes se gardisteve. Sipas organit te akuzes ata kane qendruar perballe proku-roreve me arme ne brez pa pranuar te hiqnin armet e sherbimit qe kishin marre me vete. Po keshtu prokuroret kane theksuar se ndaj gjashte zyrtareve te Gardes kishin nxjerre gjashte urdhra ndalimi qe duhej te ekzekutoheshin. Policia nga ana tjeter ka pretenduar se nje nen i Kodit te Procedures Penale justifikonte mos ekzekutimin e urdher-ndalimit per personat qe jane ne detyre dhe qe nuk paraqesin rrezik per tu arratisur. Behet fjale per nenin 245 te Kodit te Procedures Penale i cili parashikon se Arrestimi ose ndalimi nuk lejohet kur nga rrethanat e faktit del se veprimi eshte bere gjate kryerjes se nje detyre ose gjate ushtrimit te nje te drejte te ligjshme ose kur ekziston nje shkak padenueshmerie. Situata eshte acaruar gjate ballafaqimit te Prokurorise me gjashte gardistet. Keta te fundit u kane kerkuar hetuesve provat mbi te cilat eshte nxjerre secili urdher-ndalimi. Prokuroria eshte shprehur se ne nuk mbajme asnje kontakt te drejtperdrejte me ju kemi firmosur gjashte urdhra ndalimi dhe presim qe policia ti zbatoje ato pa cuar ne vend urdhrat e ndalimit nuk ka asnje baze ligjore apo juridike qe tju njoftojme provat e grumbulluara kunder jush. Pas refuzimit te policise per te zbatuar urdhrat e ndalimit perfaqesuesit e Prokurorise jane larguar dhe pak caste me pare edhe gjashte zyrtaret e Gardes kane lene zyrat e policise se Tiranes dhe jane paraqitur ne detyre. Nje dite pas demonstrates se zhvilluar me 21 janar ku u vrane tre persona Prokuroria leshoi urdhra ndalimi per shtetasit Prendi komandant i Gardes Alfred Ahmetcenaj zv.komandant Dashamir Shehi komandant njesie Vladimir Dedaj drejtues njesie Altin Kollcinaku efektiv dhe Fatos Bushati efektiv i Gardes. Urdhrat e ndalimit ende nuk jane ekzekutuar.

Akuzat

Vrasje ne rrethana te cilesuara ndaj me shume se dy personave dhe me rrezik per jeten e shume te tjereve shperdorim detyre dhe tejkalim kompetencash. Keto jane tri akuzat qe Prokuroria e Tiranes u adreson gjashte zyrtareve te Gardes se Republikes. Per keto akuza nje dite pas demonstrates se 21 janarit organi i akuzes nxori urdhrat e ndalimit ndaj zinxhirit komandues te Gardes. Urdher-ndalimet e Prokurorise duhej te ekzekutoheshin nga policia por kjo ende nuk ka ndodhur sic thuhet per shkak se gardistet kane qene ne detyre.

Plagosja

Prokuroria e Tiranes eshte duke hetuar nga ana tjeter edhe plagosjen dhe goditjen e efektivave te Gardes se Republikes nga pjesemarresit ne demonstrate. Sipas burimeve nga organi i akuzes eshte arritur te dokumentohet se 52 oficere te Gardes se Republikes kane pesuar demtime te ndryshme si pasoje e dhunes se ushtruar ndaj tyre dhe vecanerisht nga goditja me gure. Ndaj disa prej demonstruesve eshte ngritur akuza e kundershtimit me dhune te punonjesve te policise dhe rendit publik gjate veprimeve te dhunshme te kryera ne demonstraten e 21 janarit ne Tirane.

Trazhgim Sokolaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›