Rama: SPAK, mjeti që i ka munguar Shqipërisë që nga 1912

TIRANË, 17 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama foli sot edhe për protestën e opozitës të zhvilluar të shtunën për TikTok-un, teksa theksoi se “një parti politike nuk mund të jetë kundër SPAK dhe nga ana tjetër, të bëjë thirrje për protesta për të çliruar TikTok”.
Gjatë bisedës së zhvilluar me mësues në Lushnjë, Rama tha se “barazia para ligjit është e kërcënuar, sot ka dy palë në raport me reformën në drejtësi dhe me SPAK-un. Këta të tjerët që bërtasin dhe që medemek mbrojnë SPAK-un, këta s’kanë gjë në dorë. Këta SPAK-un e shikojnë si të vetmen mundësi për të luftuar me ne. Ndërkohë që ne e shohim SPAK-un si gjë tjetër, si mjetin që i ka munguar Shqipërisë që nga 1912”.
“Ama nëse futemi në BE nuk diskutohet barazia para ligjit. Nuk vjen dot njeri të të thotë do mbyll SPAK, do çliroj TikTok-un. Si mund të thotë një forcë politike na jepni votën të çlirojmë TikTok. Si mund të thërrasë një forcë politike kalamajtë të lënë shkollën dhe të shkojnë në protestë. Më shumë se kurrë edhe ata që mendojnë djathtas, duhet të kuptojnë se PS iu duhet si mjet për të arritur futjen në BE”, tha Rama.
/k.s/ /a.f/