E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama me kandidatët në Fier: Vota e 11 majit, në funksion të anëtarësimit në BE

TIRANË, 17 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se pesha historike e zgjedhjeve të 11 majit lidhet me fatin europian të Shqipërisë.

“Pesha historike e këtyre zgjedhjeve lidhet me fatin europian të Shqipërisë. Për herë të parë, që kur kemi nisur si popull këtë rrugëtim, është hapur një dritare mundësie konkrete, e prekshme dhe aktuale”, u shpreh Rama, në takimin me kandidatët për deputetë të PS-së për qarkun e Fierit.

Rama tha se Shqipëria mund të bëhet anëtare e Bashkimit Europian në harkun e viteve të një mandati të vetëm.

“Kaq reale, e prekshme, sa edhe e frikshme në një farë mënyre, sepse është ndalimi i trenit të historisë në stacion dhe treni i historisë jo gjithmonë merr ata për të cilët ndalon, sepse jo gjithmonë lidershipi apo vendimmarrësit në atë moment të caktuar arrijnë ta shikojnë“, tha Rama.

Ndaj theksoi Rama, më 11 maj duket të kapim këtë mundësi, ndërsa kërkoi që askush të mos mungojë në këtë takim me historinë. Po ashtu, Rama theksoi se kush nuk duhet të hezitojë që votën e tij ta vërë në funksion të këtij qëllimi.

(vijon)

1 nga 4

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›