E Martë, 3 Nëntor 2026

Noka në Parlament: Shqiptarët do të votojnë për numrin 1, për ata që liberalizuan vizat

TIRANË, 17 mars/ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike, njëherazi Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Flamur Noka tha sot se shqiptarët më 11 maj do të votojnë për numrin 1 në fletën e votimit, PD Aleancën për Shqipërinë Madhështore.

Noka tha se mazhoranca me vendimet e saj ka shkatërruar arsimin dhe shqiptarët do ta dënojnë me votë.

“Shqiptarët nuk ju votojnë ju dhe nuk kanë për të ju votuar. Ju ka rënë një numër ju dhe ju mendoni se ai është numër kalues. Jo. Shqiptarët që nga sot deri në 11 maj kanë vetëm një numër që do ta artikulojnë në gojën e tyre. Vetëm një numër. Do të votojnë numrin 1, Aleancën për Shqipërinë Madhështore. Nuk ka për të votuar kush ju, jo.

Shqiptarët do të votojnë për Shqipërinë Madhështore. Do të votojnë për ata që liberalizuan vizat, do të votojnë për Sali Berishën që e futi Shqipërinë në NATO.

Po ju keni thënë që, po integrimi Europian. Çfarë bërë ju 12 vite për integrimin. Më thoni një hap që banda juaj që quhet qeveri. Po ka qenë ky në Bruksel me ‘Toyota Yaris’. Po ka shkuar ky, edhe Sueli me këtë kanë shkuar dhe kanë ardhur Tiranë-Bruksel. Por shqiptarët jo”, tha Noka.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›