E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Sali Berisha eshte gati te sakrifikoje liberalizimin e vizave Denis Dedej

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, deklaroi dje se kryeministri i Shqiperise ka probleme serioze me kuptimin e realitetit te vendit, te njerezve e te detyres se tij. Ne nje komunikim per mediat nga selia roze, ai tha se u bene disa dite me radhe qe Shqiperia degjon mesazhe te forta nga Brukseli e Uashingtoni, dhe ne vend te shohe reagimin e duhur te kryeministrit te saj, sheh vetem reagimin e nje njeriu shurdh ndaj botes. "Sali Berisha, kujton se deshtimet e tij te medha ne qeverisjen e vendit, zvarritjen e metejshme te liberalizmit te vizave apo rrenimin e pandalshem te ekonomise, per shkakun e politikes se tij, do ia faturoje opozites dhe nderkohe shkon me tutje ne aventuren e denuar publikisht nga qeveria e Shteteve te Bashkuara per kapjen e gjyqesorit, duke synuar te imponoje votim te hapur ne Kuvend per gjykatesit e dekretuar nga Presidenti i Republikes", tha Rama. Mesa duket, vijoi ai, e verteta e kutive te 28 qershorit eshte edhe me e rende se c'e parashohin, dhe frika e Berishes nga e verteta e tmerrshme qe ai fsheh ne kuti, eshte aq e madhe sa e shtyn kryeministrin tone perdite e me thelle, drejt qorrsokakut, ku po e merr me vete vendin. Kryesocialisti vleresoi se "ky njeri nuk po sillet si kryeminister i vendit, po si perfaqesuesi i nje bote interesash, perfitimesh e veprimesh, te cilat bien ndesh me te miren e perbashket te vendit e te njerezve te ketij vendi". Sepse sipas tij, ne fakt ky njeri nuk i ka fituar votat e popullit per te qene kryeministri i Shqiperise, po i ka grabitur ato pikerisht per te ricikluar pushtetin e interesave, perfitimeve e sjelljeve qe s'kane te bejne me prioritetet e Shqiperise, e as me interesat e shqiptareve. Lideri i opozites tha gjithashtu se "per te mbajtur kutite te mbyllura Sali Berishes i duhet te kapet si mace ne xham pas vendimesh gjykatash qe nuk ekzistojne dhe argumentesh ligjore, qe nuk rrine nje sekonde ne kembe. Dhe mbi kutite e mbyllura te nje krimi elektoral, qe ne fakt po del dite-dites ne pah, pikerisht, sepse Sali Berisha eshte gati te sakrifikoje edhe liberalizimin e vizave vetem qe kutite te mos hapen". Per te, kryeministri i pavotuar i Shqiperise po shkel perdite Kushtetuten, e po hedh perdite hapa ne drejtim te kundert me integrimin e vendit duke thelluar krizen e demokracise, drejtesise, ekonomise. "Une do te vazhdoj t'i perseris Sali Berishes apelin per t'i thirrur mendjes, sa s'eshte fare vone dhe per te hapur rrugen e transparences, liberalizimit te vizave e te integrimit, duke harruar nga ana tjeter nje ore e me pare se mund ta realizoje projektin e mbreterise se pashpallur me votime te hapura per gjykatesit ne Kuvend e me kuti te mbyllura per popullin qe kerkon transparence", perfundoi komunikimin e tij per mediat, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Prej kohesh opozita apelon per zgjidhjen e situates aktuale, pasi, sipas tyre, ekziston nje ultimatum nga nderkombetaret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›