E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Saliu i shqetësuar nga fundi i Gadafit jo nga shkrimet e mia

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka reaguar sot për komentet që kryeministri Sali Berisha bëri në mbledhjen e Grupit Parlamentare të PD-së, ndaj shkrimeve të kryesocialistit.
Edhe këtë radhë, kreu i PS-së ka zgjedhur të komunikojë me anë të rrjeteve sociale. Në adresën e tij të "Twiter", Rama shprehet se kryeministri është lexuesi i tij më i shqetësuar.
Më tej, ai shton se shqetësimi i kryeministrit nuk lidhet me përmbajtjen e editorialeve, por me fundin e kolonel Kadafit në Libi.
"Saliun e kam lexuesin më të shqetësuar, po s`e ka nga shkrimet dhe librat, e ka nga vrima ku u gjet Kadafi!", shkruan Edi Rama në faqen e tij të rrjetit social.
Analogjia mes Libisë e Kadafit me Shqipërinë duket se po zë shumë vend në komunikimin publikut të kreu të PS-së. Një ditë më parë, sërish në adresën e tij në "Twitter", i cilësoi kritikat e bëra në media nga socialistët për procesin zgjedhor, të ngjashme me komentet e mediave pro Kadafit në Libi që flisnin për sukses, kur ai ishte në ditët e fundit të regjimit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›