Kollozi prezanton projektet për Vlorën në katër vitet e ardhshme
VLORE- Kryetari i degës lokale të PD-së, Ardian Kollozi, njëkohësisht kandidat për deputet në zgjedhjet e 23 qershorit, ka prezantuar sot gjatë një takimi me banorë të lagjes “28 Nëntori” të qytetit të Vlorës, disa nga projektet e parashikuara për t’u zbatuar në këtë qytet gjatë 4 viteve të ardhshme.
“Në katër vitet që vijnë demokratët i kanë të qarta projektet për Vlorën, që janë ndërtimi i “bypass”-it, rruga e Lumit të Vlorës, lidhja e qytetit me autostradën e shumë inevstime të tjera në infrastrukturën e çdo zone”, theksoi Kollozi. Sipas tij, krahas kësaj do të jenë të shumta investimet e mëtejshme për të zhvilluar arsimin, shëndetësinë, bujqësinë e veçanërisht turizmin.
Ai i ftoi të pranishmit për të marrë pjesë masivisht në mitingun përmbyllës të fushatës së PD-së për zgjedhjet e 23 qershorit, që do të zhvillohet të dielën në mbrëmje në Sheshin “Pavarësia”, si paralajmëtar i fitores në këto zgjedhje.
(m.a/ata/BalkanWeb)