E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR Topi si ka mbrojtur ndonjehere pronaret

Partia Republikane, e njohur si një nga forcat politike që e ka një nga shtyllat kryesore të programit të saj zgjidhjen e çështjes së pronave, i ka kërkuar Presidentit të Republikës të mos abuzojë me këtë çështje përmes deklaratash hipokrite.
Në reagim të deklaratave të Presidentit të Republikës që akuzoi qeverinë se ka penguar procesin e kthimit të pronës tek pronarët e vërtetë, sekretari i përgjithshëm i Partisë Republikane, Arjan Madhi, thotë se këto deklarata bëhen për përfitime personale politike dhe jo në interes të pronarëve.
Madhi sjell në vëmendje faktin se si deputet, Bamir Topi nuk ka treguar asnjëherë vullnet për të ndërmarrë nisma ligjore për zgjidhjen e kësaj çështje, e aq më pak nuk e ka treguar këtë vullnet me votën e tij kur ka patur projektligje në favor të ish-pronarëve.
Në emër të republikanëve, Madhi ka kërkuar abrogimin e të gjitha ligjeve që bien ndesh me të drejtën e pronës. Republikanët besojnë se një nismë e tillë do të bëhet garanci për orientimin e zgjidhjes së drejtë të çështjes së pronës private.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›