E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Shqipëria është i vetmi vend që nuk e ka detin pjesë të ekonomisë

Ndalesa e radhës e kreut të opozitës Edi Rama ishte një kënd fjale me qytetarët e Vlorës, nga ku akuzoi kupolën e Ministrisë së Brendshme si të lidhur me krimin.

Në këtë drejtim ai tha se qëllimi i Partisë Socialiste është ndërtimi i një policie që të mbrojë me forcën e ligjit dhe profesionalizmit çdo shqiptar dhe pronën e tyre, duke shtuar se lufta e krimit është një paketë enkas në programin e PS.

Sipas tij nuk ka institucione shtetërore, ku vijoi me fjalët se Shqipëria është i vetmi vend i Mesdheut që nuk e ka detin pjesë të ekonomisë.

“Në det sot nuk lëviz asgjë, vetëm Saliu kur bën not. Gjithë rruga e kaltër e anijeve turistike ndërpriten në bregun tonë, vazhdojnë kudo përveç Shqipërisë, e cila është e lënë jashtë. Gjendja e peshkimit është gjendja më e mjeruar, anijet janë nga më të rrënuarat. Saliu iu kujtua deti vetëm kur i doli ngjala përpara. Ne do ta fusim detin në ekonomi. Do të ndërtojmë rrugën për gjithë lëvizjen e anijeve turistike dhe tregtare, do të shikojmë me përparësi Jonin, për shkak se është shumë ndjellës dhe ka shumë potenciale”, u shpreh Rama./Indeksonline./ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›