E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Shqipëria në BE, përtej të majtës e të djathtës

TIRANË, 25 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialise, ka ftuar qytetarët që ta votojnë atë dhe PS-në në mënyrë që sipas tij të mbështesin skuadrën kombëtare të negociatave për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Facebook, teksa ka publikuar një foto në formën e dorës, kreu i qeverisë thekson se Shqipëria në BE është përtej të majtës e të djathtës.

“Voto 5. Dil nga llogorja partiake, lëre fanellën me logon e Kënetës apo moçalishteve të vogla rreth saj, bëhu bashkë me shumicën e popullit më 11 maj, e me votën për mua e PS, mbështete edhe t’i skuadrën kombëtare të negociatave për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe fute mirë në kokë, Shqipëria në BE është përtej të majtës e të djathtës”, shkruan Rama.

Gjatë takimeve me kandidatët për deputetë kryesocialisti ka nënvizuar rëndësinë për zgjedhjet e 11 majit për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›