Dyrrah Gladiator, kampionati i arteve marciale
“Dyrrah Gladiator”. Kështu është quajtur aktiviteti mbarëkombëtar i kickthayboxit i zhvilluar në Durrës ku morën pjesë kampionë shqiptarë nga e gjithë Europa, por edhe kampioni i Italisë Marco Nacchia njëhohësisht edhe kampion i Thailandës në këtë sport. 28 sportistë janë ndeshur në pesha të ndryshme në garën e parë të këtij sporti në Shqipëri.
Këto takime i kanë shërbyer sportistëve shqiptarë të shtojnë pikët në renditjen ndërkombëtare në federatat ku marrin pjesë. “Gladiatori i Durrësit”, kampionat i organizuar nga Shoqata Shqipëtare e Kickthayboxit, u vlerësua edhe nga 14 herë kampioni i botës në këtë sport, kosovari Azem Maksutaj.
Në garën finale kampioni italian Nacchia u tërhoq nga ndeshja pas raundit të dytë me shqiptarin Radovan Tomorri.
Sipas organizatorëve, qëllimi i aktivitetit, ishte një përgjigje simbolike e garës së humbur 2000 vjet më parë nga gladiatorët ilirë në ndeshje me ata romakë.