Ulet numri i refuzimeve të vizave, por niveli mbetet i lartë
Refuzimi i vizave nga ambasadat për qytetarët shqiptarë ka pësuar një rënie krahasuar me një vit më parë, ndonëse jo në nivelet që kërkohen në procesin e liberalizimit të vizave. Përfaqësuesit e Ministrisë së Jashtme deklarojnë se, krahasuar me një vit më parë ka një rënie të normës së kthimit pas nga ambasadat e huaja, të kërkesave të shqiptarëve për t’u pajisur me vizë të nivelit C, që pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për lehtësimin e vizave.
Turdiu “Norma e refuzimit për viza për shtetasit shqiptarë është relativisht e lartë, por ka një tendencë përmirësimi, rënie që është vënë re që pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për lehtësimin e vizave me Shqipërinë”
Bazuar në të dhënat e projektit “European Citizen Action Service” flitet për një përqindje në masën 37% të refuzimit nga ana e Ambasadës Greke në Shqiperi, 24% për atë Gjermane, 22% për ambasadën Franceze dhe 11% për atë Italiane. Por cilat janë shkaqet që e mbajnë në këto nivele të larta refuzimet?
Turdiu “Ambasadat fqinje kanë numrin më të madh të aplikimeve e për pasojë dhe atë të refuzimeve. Ky është një faktor shumë domethënës në këtë aspekt. Nga ana tjetër vetë Ambasadat mbajnë një qendrim të rreptë në disa raste. Siguria e dokumentacionit është një tjetër element po aq i rëndësishëm, që ecën më pas në refuzimin e vizave për Shqiptarët. Cilësia e aplikimit ka po aq rëndësi, pasi çon në rritje artificiale më pas të kësaj norme.”
Për diplomacinë shqiptare zbutja e kësaj situate synon të marrë zgjidhje përfundimtare pas përmbushjes së standarteve që Shqipëria duhet të plotësojë me shtyllat kryesore, si pasaportat biometrike dhe sigurimi i kufijve.
Turdiu “Futja e pasaportës biometrike dhe rritja e aftësisë së autoriteteve të larta për sigurinë e kufirit, kanë bërë që të ketë përmirësime të ndjeshme që kanë çuar në uljen e kësaj norme, dhe plotësimi i tyre krijon mundësinë për të hequr vizat."
Ulja e numrit të refuzimit të vizave nga Ambasadat e vendeve të Bashkimit Europian është një ndër kushtet e përcaktuara në katër shtyllat e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.